Në katër muajt e parë në Ulqin 80 për qind më shumë mysafirë

July 8, 2014   | Turizmi / Turizam

plazhi i ulqinitEnti shtetëror për statistikë “Monstat” ka publikuar që në katër muajt e parë Malin e Zi e kanë vizituar 5,6 për qind më shumë turistë se vitin e kaluar. Përqindjen më të madhe të rritjes për periudhën janar-prill 2014 në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar është realizuar në Ulqin.

Të dhënat e Monstatit tregojnë që në rivierën e Ulqinit në 120 ditët e para të këtij viti kanë qëndruar 81,7 për qind më shumë mysafirë se vitin e kaluar. Përndryshe, sipas këtyre të dhënave, turistët nga Kosova dhe Shqipëria përbëjnë rreth shtatë përqind të numrit të përgjithshëm të turistëve që kanë qëndruar në Mal të Zi gjatë kësaj periudhë.

TVCG