Shtyhet hyrja e Malit të Zi në NATO, shkak dyshimi se në SHMZ ka spiunë rusë

July 8, 2014   | Politika

Nato-MontenegroShtyhet hyrja e Malit të Zi në NATO për shkak të dyshimit se në shërbimet malazeze të zbulimit punojnë spiunë rusë, transmeton gazeta “Vijesti” shkrimin e AP. Në tekstin e titulluar “NAT0 paralajmëron se për momentin nuk do të pranojë anëtarë të rinj”, autori Xhon-Tor Dalburg thekson se NAT0, “e përballur me Rusinë e re agresive”, po matet se si do të reagojë. Por ka përjashtuar opsionin e zgjerimit të shpejtë. Ai rikujton se Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen ka thënë se ministrat e jashtëm të shteteve anëtare deri në fund të 2015. do të vendosin nëse është koha për Malin e Zi që t’u bashkohet. Ajo për çfarë nuk flitet publikisht është se arsyeja për shtyrje është gjoja penetrimi rus në shërbimin malazez të zbulimit, thekson AP. “Kjo është çështje kyçe”, ka thënë një zyrtar i NAT0-s për AP, i cili deshi të mbetej anonim, për shkak se nuk është i autorizuar të flasë zyrtarisht. Ai ka vlerësuar se numri i spiunëve malazezë që kanë lidhje me Rusinë është mes 25 e 50. Tashmë janë ndërmarrë hapa për të meutralizuar aktivitetin e tyre, ka shtuar ai, por “për këtë nevojitet kohë”.

Asnjëherë në bisedime me zyrtarë të NATO-s nuk i ka përmendur spiunet rus ne Mal te Zi

Kryeministri Millo Gjukanoviq ka deklaruar se asnjëherë në bisedime me zyrtarë të NATO-s nuk është thënë se dyshohet që shërbimet sekrete të Malit të Zi punojnë spiunët rusë. Sipas shkrimit të Agjencisë amerikane Asoshieted pres, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është shtyrë për shkak të dyshimit se në shërbimet sekrete të Malit të Zi punojnë spiunët rusë, dhe se numri i punëtorëve të sigurimit të lidhur me Rusinë është prej 25 deri në 50. I pyetur të komentojë shkrimin e Asoshieted presi ai është përgjigjur se nuk sheh arsyen për këtë. Ditën e parë pas përfundimit të konferencës ministrore të shteteve anëtare të NATO-s, kam deklaruar se çka mendoj se e ka përcaktuar qëndrimin e tyre.

TVCG