Kosova “harron” pushimoret e veta në Ulqin e Kamenovë – Video

July 9, 2014   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Pushimorja-Kosoves-Plazha-madhe-K1-Ulqin-1Ulqin, 9 qershor- Pushimorja e Kosovës në Plazhin e Madh të Ulqinit, e njohur si K-1, u ndërtua pas tërmetit katastrofal, që goditi Ulqinin më 1979, “për të strehuar ulqinakët e mbetur pa çati nga fatkeqësia e natyrës, dhe që pas katër vjetësh të shërbejë si pushimore për punëtorët nga Kosova”.

Por pastaj ndodhi një akt i paparë, i shkruan Koha.net Ibrahim Berjashi nga Ulqini. Qeveria e atëhershme e Malit të Zi rreth vitit 1983 i rrënoi 608 kamptëpiza, tëhuajsoi sasi të madhe materiali ndërtimor e të pajisjeve – të teknikës së bardhë.

As strukturat e atëhershme të Kosovës, as pas rënies së shtetit të përbashkët – Jugosllavisë, asnjëherë nuk kërkuan dëmshpërblim nga Podgorica zyrtare. Ndodh një tragjikomedi e llojit të vet, e ashtuquajtura “Rekreaturs” Sh. A. Budva, “ pas datës 12 qershor 1999, kur zbarkoi NATO, ka rrëmbyer vulat dhe gjithë dokumentacionin e firmës zyrtare “Rekreaturs” të Prishtinës, ka shpallur pronë të veten Pushimoren në Ulqin dhe në Kamenovë.
Disa herë kanë rënë në sy përfaqësuesit zyrtarë të Rekreatursit të Prishtinës në Ulqin, por “drejtësia malazeze vazhdimisht ka favorizuar “Rekreaturisin “ ilegal.

Meqë Gjykata e Apelit i ka hedhur poshtë pretendimet grabitjes së buxhetit të Komunës së Ulqinit, është gjetur një mënyrë tjetër.
„Atlas Grup “ ka deklaruar për Televizionin „Vijesti“ të Podgoricës se ata „rastin K1“ vetëm e trashëguan nga ‘Rekreaturs Sh. A. Budva’, kur e blenë atë ndërmarrje në bursë. Por, gjatë vizitës së kryetarit të Këshillit Drejtues të këtij grupi, Mihaillo Banjeviq, në fillim të shkurtit të vitit të kaluar, është thënë që kjo lëndë gjyqësore, e cila zhvillohet tash 30 vjet, është rritur në 10,5 milionë euro.

“Rekreatursi” nga komuna e Ulqinit para kësaj ka kërkuar gjashtë milionë euro si dëmshpërblim për koloninë e prishur me apartamente të pjesëtarëve të sindikatës së Kosovës në Plazhin e madh. Mësohet se me kërkesë të prokurorit mund të shtyhet gjykimi, i cili është caktuar për datën 10 korrik, në Gjykatën Ekonomike në Podgoricë.

Deputetët nga Ulqini në Kuvendin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, Dritan Abazoviq dhe Liliana Gjurashkoviq, në lidhje me “rastin K1”, sipas të cilit “Atlas grupi” prej komunës së Ulqinit kërkon dëmshpërblimin prej 10,5 milionë euro, thanë se bëhet fjalë për proces gjyqësor i cili kërcënon që komunën e Ulqinit ta shtyjë në falimentim.

Deputetët folën për vendimet e dyshimta të organeve gjyqësore të Malit të Zi gjatë tërë këtij rastit dhe ftuan instancat më të larta gjyqësore që me më shumë vëmendje të shikojnë veprimet e organeve gjyqësore. Është theksuar që për veprimet e gjyqësorit në “rastin K1” do të njoftohen institucionet europiane.

Koha net

YouTube Preview Image