Gjeka: Të zbardhet e vërteta e rastit “K1”

July 12, 2014   | Politika

Fatmir-Gjeka-Ulqin-1Foto: DAN

Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka ftuar sot organet shtetërore të Malit të Zi që të kyçen në zbardhjen e të vërtetës në “rastin K1”.

“Sepse, nëse do të miratohet kërkesa e prokurorit, Atlas grupës, e cila kërkon nga komuna e Ulqinit 10,5 milion euro në emër të dëmit të cilin e bëri dikush tjetër, kjo do të sillte deri tek bllokada dhe paraliza totale e punës së administratës lokale me pasoja të paparashikueshme”, tha ai në konferencë për shtyp në të cilën ishin të pranishëm dhe tre nënkryetar të komunës dhe kryetari i Parlamentit lokal Fuad Haxhibeti.

“Ne si qeverisje lokale nuk jemi në gjendje të marrim mbi veti tërë këtë përgjegjësi. Nëse kjo situatë bëhet realitet, pushteti jonë ekzekutiv dhe ligjvënës është e gatshme të ja kthejë mandatin qytetarëve, sepse vetëm ata mund të vendosin për të ardhmen e mëtejme të qytetit”, shtoi Gjeka.

Sipas fjalëve të tija, zyrtarët malazez janë të njoftuar rreth këtij rasti, ndërsa për çdo gjë do ti dërgohet raporti Delegacionit të BE-së dhe OEBS-it në Podgoricë, si dhe të gjithë përfaqësive diplomatike.

“Ne kemi durim dhe shpresojmë që vendimi i Gjykatës ekonomike do të jetë korrekt dhe i paanshëm”, tha kryetari i komunës së Ulqinit.

I pyetur a janë bllokada e xhiro-llogarisë së komunës në rastin “Partizanski put” dhe vendimi i pritur i gjykatës në “rastin K1” caktuara mbas vendosjes së pushtetit të ri në Ulqin, Gjeka u përgjigj që kjo do të shihet së shpejti, , raporton media nga ulqini Ul.info.

YouTube Preview Image