Nika: Reagime rreth deklaratës të kryetarit Gjeka „K1“ është rast për prokurorin shtetëror”

July 12, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet-Nika-GjekaShkruan: Muhamet Nika

NjË VESHTRIM RRETH DEKLARATËS  SË  KRYETARIT TË KOMUNËS SË  ULQINIT-FATMIR  GjEKA,  KUR THA :  “Gjeka: „K1“ ËSHTË RAST PËR PROKURORIN SHTETËROR”- ( I )

 

 Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka  në   një konference për shtyp kërkoi që “organet shtetërore të Malit të Zi  të kyçen në zbardhjen e të vërtetës në “rastin K1”. Ai ushpreh duke arsyetuar me fjalët: “Sepse, nëse do të miratohet kërkesa e prokurorit, Atlas grupës, e cila kërkon nga komuna e Ulqinit 10,5 milion euro në emër të dëmit të cilin e bëri dikush tjetër, kjo do të sillte deri tek bllokada dhe paraliza totale e punës së administratës lokale me pasoja të paparashikueshme”,

…. Nëse kjo situatë bëhet realitet, pushteti jonë ekzekutiv dhe ligjvënës është  I GATSHËM të  kthejë mandatin qytetarëve, sepse vetëm ata mund të vendosin për të ardhmen e mëtejme të qytetit”, shtoi Gjeka.

Ndërsam I pyetur “A janë bllokada e xhiro-llogarisë së komunës në rastin “Partizanski put” dhe vendimi i pritur i gjykatës në “rastin K1” të  caktuara mbas vendosjes së pushtetit të ri në Ulqin, Gjeka u përgjigj që kjo do të shihet së shpejti.

Kuptohet , që për analistët politikë , kryetari Gjeka,  vlen si politikan  tepër I pa parashikuar dhe strateg, andaj  edhe kërcnimi I tij ,  me  dorëheqje me gjithë atë, nga kundërshtarët e tij politik , duhet të merret si kërcnim tepër serioz.Rasti, po që se ndodh, do të prishë ballansat në mënyrë afatgjate në skenën politike të qytetit dhe më gjërë, për një kohë të gjatë  po duket edhe më tej në favor të tij.

Rasti kur të gjithë ishin të bindur se ai, pas zgjedhjeve të parakohshme lokale, do të shkonte në koalicion me DPS-në , kurse ai, përzgjodhi të kundërtën, dhe  hyri me bllokun shqiptarë , i la me gojë hapur dhe pa tekst , të gjithë oponentët e tij politik. Thellësisht  duhet të jemi të bindur se nga ajo që ka ngjarë, Gjeka hyn ndër ata politikanë , i cili kur të matet edhe ta mëshon…?!! E kjo po duket se do të ngjajë edhe tani. Tjetër, është më se e njohur, që ai di të gjindet në situata kaotike, çka të tjerët nuk dijnë dhe kjo te të  pa informuarit, shpesh herë, krijon bindjen se është politikan me fat.MË DUKET SE FATI I TIJ SHPESH HERË BAZOHET DHE  QËNDRON NË ATE QË NUK BËN KOMPROMIS ME GJËRA TË PANDERSHME.  KËTË E DËSHMON EDHE RASTI I PARALAJMËRUAR.

 

 A është  Vesna Medenica fajtore …

Thuhet se, nga njëherë vetë flijimet për çështje  jetike dinë të jenë shumë produktive dhe tepër të vlerësuara  për vetë personat që i ndërmarrin ato. Supozojmë që sikur prokurori dhe gjykatat të lejonin ekzekutimin e një vendimi të këtillë, POTEZI I PARALAJMËRUAR I GJEKËS, do të ishte një shpullë e fortë për vetë qeverinë në pushtet dhe për sistemin e gjykatave të korruptuara malazeze. Duket interesant, por deklarata e tij, denigron edhe kryetaren e gjykatës Vesna Medenicën e cila priti përfaqësuesit e lartë evropian, z. Shtefan  Fylle, dhe kryetarin e gjykatës së Strazburit, të cilët u shprehen në superlativ për Medenicën, ndërsa ajo nuk e fshehu , që ëndërron edhe një mandat tjetër 5 vjeçar.

Ndërsa , për rastin konkret të “K-1” dhe  të “Skandalit”  Partizanski put, kryetarja e gjyqit Medenica, sipas nesh, është fajtore , sepse lejoi , ose po lejon , realizimin e lëndëve gjyqsore, pa u vertetuar , në  se vërtetë firmat që po zhvasin komunën e Ulqinit  janë trashëgimtare të vërteta të dy firmave që ishin të regjistruara jashtë Malit të Zi.  Sipas të dhënave tona , në rastin e Partizanski putit – që është një firmë serbe, dhe   Rekratursit- që trashëgon BVI- në e Kosovës. Të dy rastet,  janë modele  tipike , që flasin për   fallcifikim të dokumentave dhe krim të organizuar ?!!!

Për analogji, po përmendim rastin , kur komisioni për kthimin e pasurisë dhe ministria e financave i kthej tokën me  një sipërfaqe prej disa dhjetra mijë hektarë , kryetarit të opozitës Miodrag Lekiq në Ulqin , mirëpo sipas detyres zyrtare (oficiale), trupi tjetër i qeverisë e bllokoi këtë vendim të njëanshëm. Viza -vi kësaj , Medenica ,  për rastin e bllokadave  të komunës së  Ulqinit , është duke vepruar ndryshe…?!!!

Ndërsa si metodë pune , veprimi i Gjekës, me kërcnim të dorëheqes, paraqet një risi në veprimin politik të partive nacionale . Bazuar në deklaraten e dhënë , Gjeka i bie të jetë  politikani i parë shqiptarë i cili në mënyrë transpartente , kërcnon qeverinë dhe sistemin e gjykatave  me perdorim të instancave dhe mekaniznave të drejtësisë ndërkomëtare.

Nga anae tij, po të ndodhte , kjo , pra që mandatin ,  tia  kthejë  popullit, si rezultat i korrupsionit të gjykatave do të bënte, betonimin e tij me një fuqizim të partisë së vet  apo koaëlicionit të ardhshëm edhe për 4 vjeçarin që vie. Nuk ka dyshim që qytetarët masovikisht to ta kishin përkrahur. Fjala e urtë popullore thotë , që edhe mal,i të përgjigjet si ta thërasësh.

 

A ishin , ase a janë mediat shqipe të “ blera nga Gjeka” ?!!!

Sipas teorive të konspiracionit , thuhet se Gjeka për të ardhur në pushtet, në Ulqin, duke e çuar dy herë breda një viti në opozitë DPS-in,edhe atë herë ,  kur askush nuk e priste,  e arriti këtë , pas kish blerë mediat të cilat bënë  presionit mediatik në favor të tij.  Disa edhe sot besojnë  këtë.

Ndërsa edhe përkrahja e fuqishme mediatike, që po ndodh tani , dëshmon që ai , është kuadër të formojë opinione pozitive për punën e tij, edhe atëherë, kur të tjerët, në punën e tij shohin “GRHAMËN E FUNDIT…”?!!!

Ajo që deri diku të shqetson në punën e tij, eshtë momenti, i fodullëkut , të kuadrit udhëheqës nga grupimi i tij politik, por edhe mungesa e  dhënies së mesazheve të unitetit, brenda koalicionit qeverisës në pushtet për momentin. Kordinimi, i veprimeve  në mënyrë të sinkronizuar, me Forcë, lë shumë për të dëshiruar. Ndërsa edhe veprimet e disa deputetëve nga Ulqini, me disa deklarata të tyre , për situatën në Ulqin, duke e hedhur theksin , nga problemet e komunës , në atë të kripores , dëshmojnë se si ata” nuk po jetojnë  me situatë Gjekës..” Mbase kjo ndodh për arsye xhelozie.

Megjthë atë, për fund zbulojmë se  Gjeka i bie që të mos jetë i vetëm , në këtë situatë të bllokimit të gjirollogarisë nga proceset gjyqsore,  Nga  burimet tona, disa veta nga  të punësuarit e komunës, veç kanë caktuar takime për javën që vje me përfaqësuesit e qeverisë. Temë e bisedimeve do të jenë , bllokimi i funksionimit të pushtetit lokal dhe neutralizimi i punës së tij, duke mos u shlyrë detyrimet karshi  buxhetorëve. Vërtetë në Ulqin, diçka enigmatike dhe e pa parashikueshme po vlon.

Në pjesët e shkrimit  që parashohim, në vazhdim do të flasim  për historikun e këtyre dy lëndeve gjyqsore  gjatë  dekadave.