Dy aktor kosovar në filmin malazez – Video

July 13, 2014   | Kulturë / Kultura

Dy aktor kosovar në filmin malazezPrishtinë, 13 korrik- Kishin filluar dy vite më parë në Podgoricë, xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë “Djecaci iz ulice Marksa i Engelsa”, projekt ky i regjisorit të njohur malazez Nikolu Vukcevica.

Ky prodhim filmik brenda ekipit të tij në kastën e aktorëve kishte dhe dy artist kosovar, aktorin e njohur Fatmir Spahiun dhe Qëndrim Kqikun.

Këta të fundit treguan për gazetën në lidhje me përvojën që patën në filmin e Vukcevicit si dhe rëndësinë e të depërtuarit jashtë kufijve. “Unë kam pasur bashkëpunime dhe takime të ndryshme me stafin realizues të filmit. Ata brenda projektit të tyre kanë pasur një rol të cilin e kanë konsideruar që është për mua.

Në këtë film unë luaj rolin e menaxherit muzikor Sheki”, tha aktori Spahiu, sipas të cilit bashkëpunimet rajonale në art janë tejet të rëndësishme dhe janë zgjedhja e vetme për promovimin e artistëve kosovar.

“Fondet e shteteve tona, nuk janë të mjaftueshme për realizimin e filmave, kështu që kooproduksionet janë zgjedhja më e mirë, edhe për sa i përket distribucionit po dhe suksesit të filmit në përgjithësi”, u shpreh më tej Fatmir Spahiu./Indeksonline/.