Nika: “Gjeka ” K -1” është rast për prokurorin shtetror ” – Vazhdim ( 2)

July 15, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet-Nika-GjekaShkruan  Muhamet Nika

GJEKA ” K -1”  ËSHTË RAST PËR PROKURORIN SHTETROR  ”   – VAZHDIM ( 2)

 

Historiku i problemit të pushimores K-1 dhe Partizanski put

 

Në kohën e sistemit komunist, politika e atëhershme për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë së vet të planifikuar kishte formuar Bashkësitë Vetëqeverisëse të Interesit  që ishin koprativa të përbëra nga hiset e vlerave  të cilat  depononin në te subjektet e ndryshme ekonomike dhe politike të bashkësisë. Ata në atë kohë, administroheshin nga  kuvendi i të deleguarve  në BVI dhe Komiteti Qendror i Partisë- kuvendi i komunës, i cili me një vendim politik që e quante sekret dinte ti hidhte poshtë vendimet e BVI-së..?!

Kështu për shembull  në Ulqin,  hisen e vet në fond  në varshmëri prej vlerës së deponuar  e kishin : komuna, Kriporja, Primorja, Hoteleria, PTT-ja, Elektroja ….. Mirëpo , siç cekëm,  punën e tyre  gjith herë e kontrollonte dhe  udhëheqte  politika. Ndërsa vërehet, se ajo  në Ulqin , kur ishin në pyetje shqiptarët dhe   investimet në zonën e tyre kishte edhe  prapavi  asimiluese . Politika- Komiteti…,  përkujdesej që përmes investimeve,  të prishej  edhe struktura e popullsisë, në dëm të shqiptarëve. Andaj  në varshmëri prej kësaj , kur   kuvendi i BVI-së, pat  nxjerrë vendim që në Ulqin të ndertohej pushimorja për kosovarët – me 623 njësi banimi,  ajo ato i shëmbi duke mos marrë kurrëfarë përgjegjësie  e dhe pse këtu   ishin ndërtuar  120 njësi banimi. Për këtë  në një regjister të  dokumentave sekrete të kryetarit të  komunës  mësohet se ekzistonte edhe një dokument me shifren sekret i lartë shtetëror  për rastin e K-1shit…?!!” Si dhe një kasetë e filmuar për mënyren e prishjes së pushimores së Kosovës në Shtoj?!! Këtë e bëri  me një vendim sekret,  sepse i druhej kolonizimit shqiptarë, kurse nga ana tjetër , nuk e pengoi rasti kur një firmës nga Beogradi “ Partizanski Put”, i ndau truall ndërtimor për ndërtim , në zonat më atraktive  të Ranës- Plazhit të Vogël … Me ramjene komunizmit si sistem , kuptohet se u  fikën edhe fondet (BVI-të), me ligjin e nxjerrë për këtë punë.  Të gjithë fondet  në nivel të Federates  u shuan dhe  u transformuan du ke u bërë më vonë  shoqëri aksionare në  fazat e ndryshme të  privatizimit. Kuptohet se me fikjen e tyre, dihet që nuk  shlyheshin borxhet  dhe detyrimet e tyre,  ndaj subjekteve të ndryshme dhe këtë punë  sërish e rregullonte ligji. Në këtë proces të transformimit të BVI-ve dhe qendrimit karshi tyre , përjashtim po duket  bënë vetëm politika nacionale në Ulqin.

Mehmet-Bardhi_Kryetari-dhe-deputeti-i-LDnëMZ

Ku gaboi Mehmet Bardhi si kryetar i komunës ?!

Nga koha e cekur  e fikjes së fondeve , në Ulqin, shihet se  u krijuan si rezultat i veprimeve të pamatura politike  edhe dy skandale gjyqsore, si ai  “Partizanski Put”- që kushtoi  1miljon e 800mijë euro dhe ai i K-1, që do të kushtojë 10 miljon euro. Borxhi i tillë kërkohet nga komuna ? ! Por a duhej të ndodhte bashkështu. Fajtor për këtë  politikë të gabuar, duhet të jetë Mehmet Bardhi, i cili  në kuvend  të Ulqinit , që kryesonte, iu imponoi këshillëtarëve dhe nxorri  një vendim për tu bërë trashëgimtar i fondit(BVI-së), duke mos e ditur se me këtë , merrte përsipër edhe borxhet e tyre, kurse shembulli i trashëgimit ishte unikat në  gjithë vendin , sepse asnjë komunë tjetër në nivel të shtetit , nuk u kujtua ta bëjë këtë. Ky nuk ishte gabimi i vetëm i tiji politiko ekonomik  i kësaj kohem , ai në këtë kohë,  vërehet se nuk kërkoi  as  hisen në privatizimin e ekonomisë ulqinake  që i takonte komunës në emër të infrastrukturës së saj. Andaj sot i bie , që ne të jemi e vetmja komunë pa hise  , në ish -ekonominë socialiste për dallim nga 20 komunat tjera të Malit të Zi.  Ky potez e ka dobësuar fare pozitën e komunës në proceset e falimentimeve që po vuan kjo pjesë e ekonomisë dhe le të kujtojmë për këtë  vetëm rastin e Kripores…?!!!

Thuhet se në fillim të mandatit, kur komuna i kish marrë 1miljon euro, nga firma e Beogradit “ Partizanski Put”,dhe u aktualizua , ky borxh, ai pat shkuar në Beograd për tu marrë vesht rreth problemit. Por nuk dihet se çfarë obligimesh mund të ketë marrë rreth lëndës e sidomos rreth mundësive që ti shmangemi obligimit të borxhit…. Megjithë ate komuna nuk e pengoi atëherë firmën që të kryej obligimet në ndërtim por as që nxorri ndonjë vendim për shfuqizim të vendimit…?!

 

skender-hoxha-ULQINÇfarë deklaroi  Skender Hoxha si ish kryetar i komunës…

Hoxha kujton se deri kur ai ishte kryetar i komunës , pat ardhur ish drejtori i firmës nga Beogradi,  bashkë me ish drejtorin e Fondit, Rashko Gazivoda, për të kërkuar t’i kthehet vetëm borxhi dhe nuk kërkonte kamatë në shumë  të te  hollave. Duke e ditur që borxhi ishte borxh , ai, mësohetse e  thirri kuvendin, që ta shfuqizojë vendimin për tu ikur pasojave, ose të kthehet borxhi. Mirëpo gjizhashtu shton se ka qenë i penguar në kuvend , për të nxjerrë konkluza të nevojshme, nga sekretari i kuvendit, P. Lulgjuraj, dhe sekretari për mbrojtjen e pasurisë Sadik Pelinku. Për këtë u vërtetuam edhe nga procesverbali i kësaj mledhjeje të  kuvendit. Ky rast , i trashëgimit të fondit- bashkë me ate të  pushimores së Kosovës , që cilësohej si ide gjeniale, është duke e hedhur komunën e Ulqinit në humnerë financiare  nga e cila vështirë se do të dilet.

Si të sanohet faji i  kuvendit të Bardhit

Komuna duhet të insistojë , që ajo nuk mund të jetë trashëgimtare e të gjithë fondit(BVI-së), por vetëm e pjesës së saj (vlerës) së deponuar në te dhe që ekziston keqkuptimi në vendim.  Komuna mund të marrë përgjegjësi  në  lëndët gjyqsore, që janë në proces,   vetëm në nivel të vlerës së deponuar në përqindjen e borxheve, kurse pjesën e borxheve tjera të kësaj kohe, paditësit  duhet ta kërkojnë të trashëgimtarët tjerë që ishin anëtare të kuvendit të BVI-së.

Gjithashtu, të  lënda  “Partizanski put”, përmes   ndonjë avokati nga Beogradi të shikohet se si është e mundur , që një firmë që ishte e regjistruar në Beograd , të ketë trashëgimtarin e saj të ligjshëm në Mal të Zi. E  njëjta gjë  vlen edhe për Atlas Grupin  i cili deklaron se është trashëgimtar i pushimores nga Kosov- ish BVI-së (Rekreatursit ), të cilin, siç mësohet,  e bleu për 60 mijë euro, kurse nuk iu llogarit vlera  e borxhit të tij , prej 10 miljon eurosh, plus  edhe borxhin  që ia kanë Rekreatursit, për rrëzimi të pushimores së Kamenovës,  në Budvës, por që  të cilën nuk dihet nëse ATLAS GROP  e kërkon…?!!!

Tjetër, gjithashtu,  duhet të shikohet nëse për rastin, është fjala për krim të organizuar. Andaj të shikohet se nga u ranë në dorë vulat e Kosovës atyre, të cilat , po thuhet se  u vodhën , po duket , në kohën e bombardimeve të NATOS. Veprimi u krye, nga  një grup i pushtetit të dhunshëm në Kosovë. Pastaj të shikohet se çfarë është me deklaraten e Thaçit, i cili , para Qeverisë së Kosovës, pat deklaruar se vlera e K-1, është 5 miljon euro,dhe  i cili u fry në 7 miljon për të përfunduar në 10 miljon….?!!!

Gjithashtu, për fund nuk është e tepërt të thuhet, se Atllas Grupi , i cili paditë komunën , për 10 miljon euro,  në emër të “K-1”,  i bie të jetë vetë banka , nga e cila komuna e Ulqinit, pret të marrë një kredi prej 1miljon e gjysmë eurosh, për të sanuar gjendjen e rëndë financiare të sajen. Mësohet, se problem në këtë situatë- mbase edhe i pa kapërcyeshëm ,pritet të jetë  parcellla urbanistike , apo objekti që kërkohet të vihet në hipotekë.   Si opcion për hipotekë, flitet se janë: Biblioteka e Qytetit të Ulqinit-  këtë e kërkon banka, Ploça- ish objekti i Partizanski putit, ose  parcela urbanistike në Hije- por që   për dy opcionet e fundit,  mësohet se nuk është dakord një pjesë e  politikës së pozitës. Kurse parcellat tjera  që mund të ofrohen në Shtoj, thuhet se nuk i parapëlqen  vetë banka?!!!! Megjithë atë, me interes , për marrjen e kredisë dhe përcaktim për pacellë në favor të kredisë  pritet të jenë të punësuarit e komunës. Ata me siguri, kanë  bërë të bërë  presion në politikë për parcellën që kërkon banka si hipotekë  duke përjashtuar vetëm bibliotekën Për ndryshe sipas ligjit, nëse  ata nuk  i marrin  rrogat , për 6 muaj  duhet të pasojnë  masat radikale ligjore në favor të tyre.

Shkrimi ,vazhdon me publikimin e dokumentit sekret të komitetit qendror i  komunës së dikurshme për rastin K-1(Kosova 1)…?!!!