Zana Sarvan në emisonin 1 Kafe me Labin në Ulqin – Video

July 15, 2014   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Zana Sarvan-1-Kafe-me-Labin-Ulqin-UlqiniZana Hollaj Sarvan ishte dje mysafire e emisionit 1 Kafe me Labin që transmetohet nga terasa e pishinës të hotel Mediteran në Ulqin.
Drejtoresha e Organizatës Turistike të Ulqinit, Zana Hollaj-Sarvan thotë, se Ulqini tashmë ofron akomodim me çmime të arsyeshme prej 6euro deri 25 euro në ditë. Edhe ajo pohon se qëllimi kryesor i Komunës së Ulqinit është tregu kosovar.

Qyteti i Ulqinit, nuk është vend që posedon numër të madhë të hoteleve, prapë mbetet vend shumë i vizituar, ku përfaqësues të kësaj komune thonë se tashëm kanë filluar të ngrisin nivelet e investimeve në këtë drejtim.

Kompanitë nga Ulqini kanë pohuar se çmimet do t’i kenë si në vitet e kaluar por i kanë bërë më cilësore ato që ofrojnë tha z. Zana Hollaj Sarvan për TV 21.

Në fund Sarvan ftoi të gjithë qytetarët e Kosoves që edhe këtë sezon turistike ti mbesin besnik dhe pushimet të vijnë ti kalojnë në Ulqin./Lajme nga Ulqini/

YouTube Preview Image