Ulqini ekspozon në Zvicër – Bilal Nikeziqi & Edin Kapllani dhe Ismet Karamanaga marrin pjesë

July 18, 2014   | Kulturë / Kultura

Ulqini ekspozon në Zvicër - Bilal Nikeziqi & Edin Kapllani dhe Ismet KaramnagaPiktori akademik Bilal Nikeziq dhe piktori Edin Kapllani dhe prania e cicëronit të njohur  nga Ulqini Ismet Karamanaga më 16.07.2014 filluan ekspozimin e pikturave në Galerinë Hadorn të  komunës Lichtensteig në Zvicër.

Piktorët  shqiptar nga Ulqini, Bilal Nikeziq dhe piktori Edin Kapllani  në  Galerinë Hadorn  në Lichtensteig  të markuren me 16.07.2014 u hap ekspozitën e titulluar “ Ulcinj meets Lichtensteig”, “Ulqini takohet në  Lichtensteig”.

Merjam Hadorn  drejtoresh e Galeris Hadorn tha se “është kënaqësi e veçanet qe për here te parë kemi ekspozitën e  artistëve nga Ulqini – Mali i Zi. Po ashtu ajo shtoj që Nikeziqi dhe Kapllani jan piktor tëi shkëlqyeshëm me stil te veçanet dhe  intelektual të mëdhej. Ky është vetëm një fillim i mbarë dhe shpresoj se ky bashkëpunim do të rritet mes nesh.

Kurse në fjalimin e radhës foli edhe profesor Ismet Karamanaga ku gjatë 20 minutave i njoftoi publikun me historin e lasht të Ulqinit. Karamanaga u shpreh se  imazhi ynë i vërtetë, i një populli të lashtë e me traditë shekullore në artë iu ofrua edhe një herë publikut zviran dhe jo vetëm atij.  Shtypi vendor e ka vlerësuar artin e kultivuar nga Bilal Nikeziqi dhe Edin Kapllani në shumë gazeta e revista zvicrane. Bazuar në hapat e Bilalit dhe Edinit dhe energjin e tyre  të pashtershme mund të jemi optimist në ofrimin e veprave të reja. Ato nuk janë vetëm piktor por ato prezantojn edhe  imazhin tonë të mirë si komb i vlerave shekullore. Karamanaga prezantoi edhe turizmin e Ulqinit në pergjithësi.

Piktori akademik Bilal Nikeziqi dhe piktori dhe Edin Kapllani jan  krijues që kan  përfaqësuar dhe përfaqësojn personalitetin  e çmuar në universin tonë të gjithëmbarshëm artistik kombëtar. Me potencialin e vet krijues ato na shfaqen si  njohës të mirë të artit  pamor, që me veprat e krijuara zë vend  të konsiderueshëm dhe bindës në mbarë krijimtarinë  bashkëkohore artistike  shqiptare.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 23.08.2014

Adresse
Galerie Hadorn 

Hintergasse 4

9620 Lichtensteig

 http://galeriehadorn.ch/

Mobile  +41 (0) 79 285 39 33

Ulqini-ekspozon-në-Zvicër-Bilal-Nikeziqi-Edin-Kapllani-dhe-Ismet-Karamnaga-1