Kriza ekonomike godetë sektorin e turizmit në Ulqin – Video

July 19, 2014   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Plazhi-Saranda-Beach-UlqinFoto nga Saranda Beach Ulqin sot

Kriza ekonomike parashikohet të godasë këtë vit edhe sektorin e turizmit në Ulqin. Parashikimet tashmë janë në nivel rajonal, ndërkohë që vende tjera në Malë të Zi, sikurse Budva, Porto Montenegro në Tivat, Petrovaci, Tivari jan në një pjesë tejet të rëndësishme të investimeve dhe infrastrukturës që ia kanë dedikuar turizmit kanë filluar të marrin masa emergjente për t’i bërë ballë efekteve ekonomike. Ulqini nuk përjashtohet nga vendet e rrezikuara.

Muaji i Ramazanit “boshatisi” plazhin e Ulqinit. Disa operatorë turistikë deklaruan se hotelet dhe lokalet punojnë me 20 për qind të kapacitetit të tyre. Gjatë 15 ditëshit të parë të korrikut ka një ulje drastike të frekuentuesve të plazhit më të madh në vend, i cili prej vitesh është bërë destinacioni edhe i pushuesve nga Kosova e shqiptarët e Maqedonisë dhe turistëve nga Bosna dhe Hercegovina. Në pikun e këtij sezoni vizitorët kanë preferuar të agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit, i cili sipas kalendarit mbyllet në fund të këtij muaji, me festën e Bajramit të madh më 28 korrik.

Lokalet në lagjen e Shtojit janë bosh. Në të njëjtën situatë janë edhe hotelet dhe banesat private në lagjen Shtoj që janë të boshatisura..,ku sipas një banori nga lagja tha se “”Shtojaket janë ba me fol me veti se sa mirë eshtë”.

“Nuk ka prenotime fare për muajin korrik, turizmin në Ulqin e bëjnë kosovarët, boshnjakët, serbet dhe  maqedonasit. Hotelet, lokalet dhe restorantet janë të boshatisur, po ashtu edhe banesat private” u shprehën menaxherët e këtyre subjekteve që i takuam në rrugë, në përpjekje për të gjetur qoftë edhe një pushues për klientelë.

ACUARIUS-ULQINAquarius Beach Ulqin sot

Kjo situatë ka sjellë edhe uljen drastike të çmimeve në restorante dhe hotele si dhe banesat që jepen me qira, por jo edhe të mobiljarit në plazhet e Ulqinit. Nga ana tjetër, plazhi është më i pastër në krahasim me vitet e tjera për shkak të uljes së numrit të pushuesve.

Ndërkaq edhe pushuesit vendas janë prekur nga efektet e krizës ekonomike ndaj edhe ata parashikohen të shpenzojnë më pak në sektroin e turzimit. Kjo do të thotë se në përgjithësi situata paraqitet të mos jetë dramatike, por të paktën e vështirë. Në fakt, janë diaspora Kosovare dhe turizmi në pergjithësi ato që deri më sot kanë shpëtuar ekonominë e Ulqinit.

Ketë vitë Qeveria e Malit të Zi ftoi publikisht pak kohë më parë turistët nga Kosova, Maqedonia, Bosna & Hrcegovina, Shqipëria etj të vizitojnë këtë vend, duke premtuar çmime “në përputhje me kushtet e krijuara nga kriza”.

Prandaj kërkohet nga popullata e Malit të Zi që premtimet e dhëna ti bejnë realitet.

YouTube Preview Image