Pikëkalimi Sukobinë – Muriqan do hapet për qarkullimin e mallrave komerciale

July 19, 2014   | Reportazh / Reportaža

muriqan_sukobinPikëkalimi në Muriqan do të hapet për mallra pas përfundimit të rrugës Sukobinë-Ulqin

Pikëkalimi kufitar Muriqan-Sukobinë, që lidh Shkodrën me Malin e Zi, së shpejti do të shërbejë edhe për qarkullimin e mallrave.

Këtë fakt e kanë bërë të ditur zyrtarë të Qeverisë në Malin e Zi, ku kanë bërë të njohur se me përfundimin e plotë të rrugës Sukobinë- Ulqin mund të nisin procedurat për të shqyrtuar mundësinë e kalimit të mallrave nëpër këtë doganë në dy anët e kufirit.

“Një pjesë e rrugës prej 15 km është përfunduar dhe tashmë pritet pjesa tjetër nga fshati Krythë deri në Ulqin. Pritet që në vjeshtë të fillojë faza e tretë e rikonstruktimit të kësaj rruge, gjegjësisht punimet në aksin prej Krythës deri në Ulqin, ndërsa e gjithë puna do të përfundojë vitin e ardhshëm”, theksojnë zyrtarët e Ministrisë së Transporteve dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Koha Net