Ambasada Republikës së Turqisë dorzon të dhënat kadastrale të Ulqinit nga periudha osmane

July 20, 2014   | Real Estate

Në kerkesën e udhëheqësis së komunës së Ulqinit drejtuar ministrit turk të urbanizmit dhe mbrojtjes së mjedisit Idris Gulluçe, gjatë vizitës qe i bëri Ulqinit në muajin maj të këtij viti, sot nëpërmjet ambasadës së Republikës të Turqisë u dorëzuan të dhënat kadastrale të Ulqinit nga periudha osmane. Të dhënat burojn nga periudha 1288 – 1296 sipas kalendarit islamik gjegjësisht  1871 – 1879 sipas kalendarit gregorian.

katastri1.Ulqin-nga-Turqia

Këto dokumente kanë rëndësi historike për Ulqinin nga periudha e sundimit osman dhe së shpejti do të bëhen publike për të interesuarit.

Komuna Ulqinit