Komuna Ulqinit – Thirrje publike

July 21, 2014   | Politika

Opstina Ulcinj PressNë bazë të nenit 18 të Vendimit për Këshillin për zhvillimin dhe mbrojtjen e vetëqeverisjes lokale (“Fl. zyr. MZ” – dispozitat e komunës, nr. 38/08) Këshilli për zgjedhje dhe emërime i Kuvendit të Komunës së Ulqinit drejton

 

THIRRJE PUBLIKE

Institucioneve profesionale, organizatave, organizatave joqeveritare, shoqatave profesionale, bashkësive lokale, asociacionit të pushtetit lokal dhe qytetarëve
që në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit të
Dorëzojnë propozimet
e kandidatëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit për zhvillimin dhe mbrojtjen e vetëqeverisjes lokale
Këshilli për zhvillimin dhe mbrojtjen e vetëqeverisjes lokale ka kryetarin dhe 6 (gjashtë) anëtarë.
Anëtar i Këshillit mund të zgjidhet një person nga radhët e qytetarëve të shquar të Komunës së Ulqinit dhe ekspertët nga fusha të rëndësishme për vetëqeverisjen lokale.
Anëtar i Këshillit nuk mund të zgjidhet:
-deputeti apo këshilltari,

-funksionari lokal, eprori i organit të administratës lokale dhe udhëheqësi i shërbimit publik,

-personat e zgjedhur dhe emëruar në Qeverinë e Malit të Zi dhe organet e administratës shtetërore,

-funksionarët dhe anëtarët e organeve të partive politike (kryetarët e partive, anëtarët e kryesive,
zëvendësit e tyre, anëtarët e këshillave ekzekutive dhe kryesore, si dhe funksionarët e tjerë partiakë),
-personat e dënuar penalisht me aktvendim të formës së prerë për vepra penale kundër detyrës
zyrtare, pa marrë parasysh sanksionin e shqiptuar, apo janë dënuar përfundimisht për ndonjë vepër tjetër penale me burg më shumë se 6 (gjashtë) muaj.

Propozimet e kandidatëve për anëtarë të Këshillit për zhvillimin dhe mbrojtjen e vetëqeverisjes lokale të dorëzohen Kuvendit të Komunës së Ulqinit – Këshillit për zgjedhje dhe emërime.

Kjo Thirrje publike do të publikohet së paku në një gazetë ditore, përmes TV Teutës – Ulqin, përmes ueb site të Komunës së Ulqinit prej, më 17.07. 2014 deri, më 01.08. 2014.

 

KËSHILLI PËR ZGJEDHJE DHE EMËRIME
K R Y E T A R I
Xhaudet Cakuli