Në Ulqin Noizy dhe Ledri performojnë së bashku

July 21, 2014   | Lajmet / Vijesti

Noizy-Ledri-Ulqin-UlqiniNoizy ka publikuar një foto në Facebook ku tregon se do performojë në një club nate në Ulqin. Kjo nuk është aspak çudi. Ajo që ka habitur fansat është për herë të parë dy reperat që janë në një konflikt, Ledri dhe Noizy do jenë të dy të pranishëm në këtë mbrëmje.

Prej kohësh dy reperat e njohur ishin pjesë e një konflikti ku morën pjesë edhe njerëz të tjerë.

Noizy ka bërë edhe një këngë kushtuar Ledrit të cilit i shan Dafinën, në atë kohë partnerja e këtij të dytit.

Nuk dihet se çfarë do ndodhe, pasi të dy e kanë shprehur haptazi rivalitetin megjithatë fansat janë treguar të ashpër me komente.

ORA NEWS

YouTube Preview Image