150 Shporta të Ramazanit, aksion humanitarë nga Xhamia Klleznes

July 24, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

150 -Shporta-Xhamia Klleznes-akcion-humanitar-3Të Mërkurën me datë 23.07.2014, Këshilli i Xhamisë së Klleznës dhe Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës, me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, shpërndanë për të dytën herë radhazi SHPORTËN E RAMAZANIT si aksion humanitarë bamirës në ndarjen e ndihmave që iu dedikua: jetimëve, skamnorëve, personave me aftësi të kufizuar dhe nevojtarëve në tërë territorin e komunës së Ulqinit me rrethinë.

Në Natën e Kadrit, gjegjësisht ditën e Mërkurë, Xhamia e Klleznës shpërndau 150 Shporta Ramazani për 150 familje të këtyre kategorive.
Si fillim u shpërndanë:
1. 113 familjeve, duke përfshirë familjet me kategori të rënda financiare dhe jetimët në zonën e Komunës së Ulqinit,
2. 15 shporta qendrës së personave me aftësi të kufizuara, SIRENA, dhe
3. 22 shporta për punëtorët e ndërmarrjes komunale, gjegjësisht familjeve rome.

150 -Shporta-Xhamia Klleznes

Pjesa tjetër e mbetur dhe ato që do të grumbullohen deri në natën e Fitër Bajramit, do të ndahen pikërisht të Dielën, ku shpërndarja tjetër është zona e Krajes dhe disa familje tjera në zonën e Komunës së Ulqinit, që kanë mbetur pa Shportën e Ramazanit.
Shpërndarjen e shportave në teren e kanë bërë Këshilli i Xhamisë, konkretisht komisioni bashkë me Forumin Rinor të xhamisë së Klleznës.

Duke parë që aktiviteti i Shportës së Ramazanit në xhaminë e Klleznës ka ngjallur interesim tek njerëzit human dhe kontribuesve, andaj komisioni ka vendosur që shporta e ramazanit të mbushet edhe me më shumë me produkte ushqimore shtes, duke e kompletuar më shumë nga ajo që e kemi paraparë në fillim të ramazanit.

Nuk duhet harruar të theksohet se, krahas ndihmave në vlerë monetare, ka pasur nga familjarët që na i kanë sjellë shportat të blera nga vetë ato, duke na sjellë mbi 20 shporta plot e përplot me produkte ushqimore, gjithashtu ka pasur edhe prej kontribuuesve që na kanë sjellë veshmbathje për fëmijët jetimë prej moshës 6 deri 12 vjeçar dhe mbi 100 palë këpucë.

Andaj i falënderojmë të gjithë ato që kanë kontribuar në forma të ndryshme, si ato vendas por edhe mërgimtarët tanë, duke e lutur Zotin e Plotfuqishem që të i shpërblej me të mirat e Tij, dhe ju shtoft gëzimin në familjet e tyre ashtu siç sollën gëzimin dhe buzëqeshjen në familjet e këtyre kategorive në nevojë.

150 -Shporta-Xhamia Klleznes-akcion-humanitar-6

Gjithashtu falënderojmë të gjithë portalet mediatike si ato të shkruara por edhe TV Teuta që kanë bërë dhe po bëni punë të çmuar dhe të mirë duke na ndihmuar neve por edhe ato që përmes juve informohen në realizimin e këtyre projekteve të nevojshme për vendin tonë.

150 -Shporta-Xhamia Klleznes-akcion-humanitar-1

“Lusim Zotin e Lartëmadhëruar që çdo ndihmë tuajën ta radhisë në veprat e mira”

Me respekt
Komisioni i Shportës së Ramazanit

Për me shumë Fotografi kliko në Xhamia Klleznes Facebook