Foto e Ledrit dhe Noizyt inatos edhe Stresin

July 24, 2014   | Lajmet / Vijesti

Noizy-Ledri-Ulqin-UlqiniReperi nga Shqipëria, Stresi, ka reaguar ashpër pasi pa një fotografi të Ledrit bashkë me Noizyn në një koncert në Ulqin. Mbrëmë pas mesnate në një raportim të jashtëzakonshëm ‘live’ u publikua një fotografi që erdhi nga Ulqini, ku në Hollegros performuan Ledri dhe Noizy, e po ashtu edhe bënë një fotografi bashkë.

Po ashtu, mësuam se mes reperëve ka relaksim raportesh, pasi miqtë të tyre të përbashkët në hip hop kanë reaguar për t’i relaksuar marrëdhëniet mes tyre, e madje edhe të vënë paqe, pas konfliktit të kahmotshëm që kanë pasur ndërmjet vete, kur Ledri ishte në Babastars. Por, kjo nuk është pritur aspak mirë nga Stresi, reperi nga Shqipëria, i afërt me Babastars.

Stresi i shkruan në aplikacionin Viber Ledrit, ku ai shprehet i befasuar, duke thënë se madje do t’ua tregojë burrërinë në Tiranë.“Më fal vëlla, nuk të gjykoj pse ke dalë në foto me atë. Por, unë i them Zotit ishalla ju shoh të dyve në koncert në Tiranë, e ju kallëzoj çka është burrëria. Lamtumirë”, i ka shkruar Stresi në një mesazh Ledrit. Për këtë bisedë janë të informuar edhe anëtarët e Babastars. Po ashtu nga burime të sigurta mësojmë se i gjithë kampi i Babastars është i shokuar nga kjo fotografi, pasi deri para pak kohësh Ledri është konsideruar pjesë e tyre dhe për ta është i pakuptueshëm një foto e tillë.

Nga ana tjetër bosi i Babastars, Getoar Selimi, nuk ka preferuar të flasë rreth kësaj teme, e ka mbetur i qetë. Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë në skenën e hip hopit shqiptar, e cila po fillon të bëhet shumë interesante dhe më e qartë se kurrë më parë.

Koha Net