5 milion euro Aqua Park në Ulqin

July 25, 2014   | Ekonomia / Ekonomija

Polin designed a new indoor water park in Ulcinj-MontenegroLink : http://www.polin.com.tr/downloads/list/Videos/804/0/0

Kuvendi komunal i Ulqinit solli sot vendimin për dhënien me qira të tokës për ndërtimin e akva parkut në Shtoj.

Toka me sipërfaqe prej rreth 27 mijë metër katror jepet me qira për 30 vite. Çmimi fillestar i qirasë për metër katror është 1,1 euro.

Kryetari i komunës së Ulqinit tha që në këtë mënyrë është çuar mesazhi i mirë investitorëve. “Ulqini do të bëhet qytet me akva-parkun më të madh dhe më atraktiv në regjion”, tha ai duke theksuar që realizimi i këtij investimi, me vlerë prej rreth pesë milion euro, do të nis në tetor, ndërsa do të mbarojë në prill të vitit të ardhshëm, raporton media elektronike e pavarur Ul.info.

Këshilltarët e Partisë demokratike të socialistëve, Unionit demokratik të Shqiptarëve dhe Partisë socialiste popullore kanë theksuar që kjo tokë është lëndë e restitucionit dhe që ekziston një sërë vendesh tjera në Ulqin që mund të jepen me qira për qëllim të parashikuar. Ato, si dhe këshilltari i Frontit demokratik, kanë lëshuar mbledhjen në momentin e votimit.

“Të vetëdijshëm për faktin që kjo pronë është lëndë e restitucionit, si akt të veprës së mirë, ne kemi miratuar përfundimet  ku të gjitha të drejtat dhe detyrimet të cilat komuna i ka si qiradhënës ja dorëzon kërkuesit të kësaj tokë nëse ajo i kthehet me vendim të organeve shtetërore, ndërsa është dhënë mundësia që të merret pronë tjetër me vlerë të njëjtë në pronësi të komunës”, tha kryetari i KK Fuad Haxhibeti, raporton Ul.info.

YouTube Preview Image