Nika: Pse nuk ka rojtar do ti ankohemi taljanit…?!!

July 25, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Haxhi-SulejmaniShkruan Muhamet Nika

 

Reagim informim në shkrimin-PSE NUK KA ROJTAR PAS ORËS 15 NË TRAFOSTACIONIN KATËRKOLLË? Ky shkrim u shkëput nga –Ulqini info, kurse në te thuhet , citojmë:

Shefi i Klubit të këshilltarëve të koalicionit „Bashkë për të ardhmen e Ulqinit“ Haxhi Sulejmani ka pyetur organet komunale a dinë se pas orës 15 nuk ka rojtar në trafostacionin në Katërkollë?

Ai tha që kjo nuk ishte rast më herët duke shtuar që nëpërmjet këtij trafostacion furnizohet me energji elektrike gati gjysma e territorit të komunës së Ulqinit.

„Kjo do të ishte sidomos keq gjatë verës“, tha ai duke theksuar që duhet të gjendet mundësia që ky problem evident të zgjidhet.

 

Ky problem i shtruar në Kuvend si pyetje e këshilltarit, nisur nga përvoja ime si ish kryetar i Kuvendit të Ulqinit , nuk them se nuk është real, por ceki se ai , sipas rregullores së punës, statutit të komunës, ligjit dhe praktikës , është më tepër një çështje propagandistike se sa një metodë për të zgjidhur problemin. Këtë e themi sepse Kuvendi i Ulqinit tashti hyn në pushm vjetor, kurse përgjegjen të mire apo të keqe, këshilltari Sulejmani, do ta marrë në fund të tetorit, e në se nuk është i kënaqur, me përgjegje, ai mundet të kërkojë që çështja e përmendur të shtrohet si pike e rendit të ditës , diku në vitin 2015…?!!!

Thënë më qartë banoret e kësaj treve duhet të vazhdojnë të presin deri në këtë kohë , pa çka se atje, ka të sëmurë , fëmijë dhe të moshuar , të cilët kur ka prishje në sistem pas ores 3 të ditës , ata , duhet ta kalojnë në terr, tërë natën, deri në të nesërmen kur atje të vijë turni i paradrekës…?!! Ndërsa prishjet në rrjetë do të jenë të shpeshta sepse sistemi” është trop”?!!

Nuk qendron konstatimi, që elektroja , nuk ndërmori këso masash edhe më herët, Deri sa vetë isha kryetar i Kuvendit të Ulqinit ka pasur edhe këso përpjekjesh. Por unë atëherë duke shfrytëzuar institucionin e kryetar të Kuvendit e njohtova me shkrim ish drejtorin e elektros, zotërinë loro Ndrekiq, duke i thënë që kjo punë nuk duhet të ndodh dhe në qoftëse do ta përsërisë këtë,” me shkrim to të ankohemi te Taliani” icili ka hise në kompaninë e elektros…?! Kuptohet që ai nuk e priti mire këtë dhe bile më foli disi edhe me tone kërcnuese, por megjithë atë “ Roja e natës “ u vu Brenda javë.

Për këtë. duke pasur parasysh që edhe kësaj rradhe , më janë ankuar, disa persona, nga kjo trevë,për zotëriun, këshilltar , Haxhi Sulejmani, themi “ Shumë faleminderit, për këtë angazhim tuajin Haxhi..”, por për problemin ne do ti shkruajë direkt “ Taljanit…” Sepse jemi të bindur , që kjo ndodh pa dijen e tij dhe bëhet për të treguar se si njësia e elrktros është duke respektuar masat e racionalizimit në punë në Ulqin dhe me këtë dikush të fitojë paleta. Koha kur dikush ka nxjerrë profit në të keqën e anës së Malit , moti ka përfunduar zoti Haxhi dhe zoti Loro…?!!!