Plazhi Saranda Beach i mirëpret kosovarët për pushime + Foto

Njëra ndër plazhet dhe restorantet më atraktive në plazhën e madh të Ulqinit, është  edhe plazha dhe restoranti Saranda Beach, e cila gjindet afër urë së madhe të re.

Kjo plazh dhe restoranti i saj lukzos shtrihet  në një hapësirë jo larg fillimit të plazhit të madh

“Sivjet kemi turistë edhe më shumë në krahasim me vitin e kaluar dhe kemi punë më mirë”, pronari Arben Truma.

 

Sipas tij Saranda Beach, ka kapacitete të mjaftueshme të shtretërve dhe po ashtu ushqime të të gjitha llojeve të përgatitura nga specialistët  e kuzhinave.  Kjo plazh dhe restoranti, ofrojnë çmimet më të lira në rajon dhe të cilat nuk ndyrshojnë  gjatë tërë vitit. Ky restorant punon nën stop dhe jovetëm gjatë verës, por gjithë vitin.

Njëri  ndër specialitetet kryesore vazhdon të mbetet  peshku. Po ashtu për turistët pos plazhit dhe restorantit ekziston edhe parking për makinat, e klinetëve pa pages nën hijen e pishave, po ashtu edhe vendi adekuat për  fëmijët dhe ai për masazh.

Arben Truma, tregon se numri më i madh i turistëve mbetet ai nga Kosova, e të cilët janë të kënaqur me kushtet dhe cilësinë e lartë dhe çmimet që ofron plazha dhe restoranti Saranda Beach.

 

“Presim që pas Bajramit, të kemi numër edhe më të madh të turistëve dhe do të mundohemi ti shërbejmë në mënyrën më të mire të mundeshme që ata të kalojnë pushime të mrekullueshme”, tha Truma. Ky plash ofron atrasksione interesante për turistët dhe të gjitha kushtet komode.

Toskanapress.info