Toskanapress.info: Reportazh nga bregdeti i Ulqinit

July 25, 2014   | Turizmi / Turizam

Ulqini-ka-lezetNuk mjafton vetëm ta shohësh, por edhe ta përjetosh

Përveq rërës së detit, për pushuesit e vet ofron  edhe ujin  dhe plazhin e liqenit të qytetit të Shasit. Në këtë qytet të vjetër, i cili për shkak të 365 kishave gërmadhë të kohës ilire nga vendësit cilësohej qytet kishtar, pushuesi takohet me traditën dhe menynë e vjetër shqiptare. Ky regjion është vend ku natyra nuk ka kursyer asgjë për të arritur të përkryerën dhe këto nuk të lënë të ikësh nga aty pa marrë me vete dashurinë e mallin për t’u rikthyer përsëri.

Ulqin, korrik

Sytë dhe mendjen si gjitnjë ulqinkanët e kanë tek turistët nga Kosova, e të cilit e arrijnë numrin më të madh të turistëve jo vetëm në Ulqin, por në tërë Malin e Zi. Me tu afruar vera, udhëheqësia e Komunës së Ulqinit në përbërje nga kryetari Fatmir Gjekaj, nënkryetarët Safet Beci e  Ardian Mavriqi, drejtoresha e e OTU-së Zana Sarvan

dhe pronarë hotelesh, plazhash e restoranteve ia mësyejnë Kosovës për të joshur turistët, duke premtuar të gjitha kushtet adekuate për turistët. Me ngritjen e temperaturave mijëra turistë nga Kosova  ia kanë mësyer Ulqinit. Edhe pse larg mijëra turistë nuk përtojnë të shkojnë e kur arrijnë atje harrohet udhëtimi i mundimshëm.

Pasi të kalosh një pjesë të qytetit dhe shkon drejt Kalas, para syve shfaqet bregdeti i kaltër apo plazhi Rana i qytetit, i cili ndër turistët njihet si plazhi i vogël. Vështrimi vetëm ndjek valët dhe brigjet përrreth. Sa më shumë ofrohesh drejt Ranës, si në një ekran filmi shfaqet deti i kaltër pa kufijë i rrethuar nga brigjet, pishat e objektet e banimit dhe në anën tjetër shihet edhe pjesa më e madhe e Kalasë, e cila i jep pamje magepjse Ranës. Në anën jetër të qytetit shtrihet plazhi i Shtoit apo plazhi i madh me një gjatësi të madhe deri tek Buna që lidhet me Shkodrën, ku pushojnë mijëra turistë.

Po ashtu edhe plazha e Vadanosit, Liqeni i Shasit dhe Liqeni i Shkodrës që shihen nga kodrat lart, janë magji që vetëm në ëndërr është e vërtet. Pra me pak fjalë Ulqini është i bukur prej natyre dhe me shumë bukuri ku ëndërrat bëhen realite.

Për një kohë të shkurtër nuk mund të përshkruhen pamjet aq të bukura që vetëm natyra di ti’a dhurojë një vendi.

Uqini është një vend ku natyra nuk ka kursyer asgjë për të arritur të përkryerën dhe këto nuk të lënë të iksëh nga aty pa marr me vete dashurinë e mallin për t’u rikthyer.

Me të qelë mëngjesi, pleqë, plaka, burra, grad he fëmijë ia mësyejnë plazhit të Ranës dhe Shtoit për tu larë në det e për të marr rrezet e diellit

Këtë sezonë turistike e bënë më të begatshme edhe realizmi i “Miss Albania 2014”, në Ulqin, e realizimi i të cilit aty është kundërshtuar ashpër nga sllavët.

I gjithë qyteti  me rreth 30 mijë banorë në orët e mbrëmjes vijon me jetën e gjallërinë normale me lokalet e mbushura plotë turistë. Jeta gjatë verës është e gjallë dhe me plotë  aktivitete.

Aty ofrohen edhe shumëllojshmëri  gatimesh tradicionale, ku klinetët mund t’i provojnë ato me shije.

Me të zbardhur dita, turistët kush më herët e kush më vonë ia mësyejnë rreth 33 kilometrave plazheve që ka Ulqini. Ku mbi gjysma janë në shfrytëzim. Jo larg ujit në rërë janë të vendosur shtretërit me mbuloja. Labinota, me familjen e saj kishte ardhur nga Gjermania për të pushuar disa ditë  dhe për të vazhduar në Kosovë. Ajo tregon se  tash disa vjet familja e saj pushimet i bëjnë në Ulqin, sepse sipas saj Ulqini i ofron të gjitha kushtet adekuate. Sipas saj çmimet nuk janë të larta.  Edhe Albani nga Gostivari, tregoi se kanë ardhur me familje nga Amerika për të pushuar në Ulqin, të cilin thotë se nuk e ndërron më asnjë vend tjetër. Mendime të mira kanë edhe turistët të tjerë e të cilët thonë se çmimet janë mesatare dhe se kjo është pushimi  nuk bëhet me pak para.

Kryetari i Ulqinit, Fatmir Gjekaj, tregon se kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura që turistët të kenë kushte sa më të mira për pushime. Sipas tij janë thjeshtësuar pritjet në kufijë, rrugët janë përmirësuar dukshëm, nuk ka munges energjie e uji të pijës. I pari i Ulqinit, tha siguria është në nivelin më të lartë dhe nuk ka asnjë problem. Po ashtu plazhet janë më të pastërtat në vend. “Qytetarët e Kosovës, si gjitnjë destinacion kryer e kanë Ulqinin. Nuk kemi nevojë  të bëjmë shumë marketing tek kosovarët, sepse ata tashmë  pushimet në Ulqin i kanë bërë tradit”, tha kryetari Fatmir Gjekaj.  Ai  tregon se Ulqini vazhdon të mbetet urë lidhëse e shqiptarëve në aspektin e turizmit, ku shqiptarët vijnë nga të gjia anët dhe bëhen bashkë në Ulqin. “Sezona turistike e deritashme konsiderohet shumë e mirë dhe po ecën mirë dhe ka numër të madh të turistëve”, tha Gjekaj

Nga ana tjetër drejtoresha e Organizatës Turistike të Ulqinit Zana Sarvan Hollaj, tha se kanë bërë përgatitjet e duhura për pritjen e mbi një qind mijë turistëve dhe se janë të gatshëm tashmë pas festës së Bajramit të përballen me fluksin e turistëve. “Turistët nga Kosova e përbëjnë edhe sivjet numrin më të madhe të turistëve dhe presim që në gusht të ketë numër edhe më të madh të turistëve, pasi mbarimit të muajit të Ramazanit”, tha Sarvan.

 

Edhe pronarët e hoteleve, restoranteve e plazheve  japin vlerësime pozitive për numrin e madh të turistëve. Ata  mohojnë zërat e rritjes së çmimeve duke  thënë se nuka ka pasur dhe nuk ka ngritje, ndërsa kualiteti dhe cilësia janë rritur.

toskanapress.info

YouTube Preview Image