Tuna & Getoar Selimi “MMV” arrin 1 milion klikime

July 25, 2014   | Lajmet / Vijesti

TUNA feat.GHETTO GEASY - MMVSuperylli i muzikës shqiptare, Tuna, po vazhdon që të radhisë sukseset një nga një. Ajo ka festuar një milion klikime në YouTube të këngës “MMV”, në bashkëpunim me Getoar Selimin, pa u bërë ende as një javë. Ja çfarë thotë Tuna ekskluzivisht për Telegrafin pas këtij suksesi.
Këngëtarja realizoi një prej projekteve më të shtrenjta ndonjëherë në industrinë e muzikës shqiptare bashkë me Getin, që u titullua “MMV”.
Dhe pikërisht ky projekt më ndryshe arriti që të tërheqë vëmendjen e madhe të publikut shqiptar gjithandej.
Suksesin Tuna e ka festuar me një postim në faqen e saj zyrtare, ku ka falënderuar bashkpuntorët, dhe të gjithë përkrahësit e saj që e kanë mirëpritur projektin.

Por, ajo edhe pse shumë e zënë me koncerte dhe punë, dhe me shumë impenjime tjera, ka pranuar të japë një prononcim të shkurtër për Telegrafin, ku ajo sqaron suksesin.“Ky është një sukses që ka rrjedhë natyrshëm. Një kurorëzim i një pune dhe i një impenjimi të gjatë dhe shumë të fuqishëm me bashkpuntorët e mi artistik. Pa Getin, pa stilistët Armendin dhe Sharon Boadien, pa produksionin dhe pa Cozmanin që ishte pranë meje ky sukses vështirë se do ishte i mundur”.

“Sukseset janë evidente. Disa i masin me koncerte, disa i masin me klikime, e disa i masin me dëgjueshmëri. Unë i mas me të trija, sepse konsideroj që ashtu sikurse “Fenix” edhe “MMV” ka korrë sukses dhe këtë po e vërej edhe nëpër koncerte, e po ashtu edhe tash kur po e festoj bashkë me ekipin tim milionin e parë të “MMV” në më pak se një javë”, ka deklaruar Tuna për Telegrafin.