Nika: Si ta kuptojmë vendimin e gjykatës së lartë të Malit të Zi për rrëzimin e vendimit për “Partizanski put”?!

July 26, 2014   | Politika

GJYKATA-MALI-ZIShkruan Muhamet Nika

SI TA KUPTOJMË VENDIMIN E GJYKATËS SË LARTË TË MALIT TË ZI PËR RRËZIMIN E VENDIMIT PËR “PARTIZANSKI PUT”?!

Shikuar realisht, ky nuk është i vetmi vendim i rëndësishëm që ishte i gjykuar në dëm të komuës dhe të cilin gjykata supreme e hedh poshtë. Më herët po kjo gjykatë , mbi bazën e ankesës së Komunës së Ulqinit – mbrojtësit të saj Shemso Hasanagës,  hodhi poshtë ligjin e Qeverisë së Malit të Zi, për” Të Mirat Detare “. Ky ligj , kurrë më nuk iu propozua kuvendit për miratim , edhe pse dihej që ishte diskriminues. Diçka në këtë drejtim si zgjidhje e pjesshme “partiake” u bë vetëm në kohën kur Genc Nimanbegu , si deputet lajmëroi politikën malazeze, që do t’i ankohet Strazburit. Kurse për ta zbutur, situatën, qeveria vendosi që Forcës t’ia japë kryetarin e këshillit drejtues tč ndčrmarrjes dhe u emrua z. Xhaudet Cakului. Mirë po , pas kësaj , nuk kemi parë ose dëgjuar që dikush ta ketë vazhduar proceduren e ankesës dhe ligjin si të tillë ta ketë propozuar në parlament si pikë e rendit të ditës ?!!! Duke mos dashur të largohem nga tema, kujtojmë që Ligji thotë , se kjo punë mund të inicohet me 6 deputetë (aqe sa patëm dikur) në parlamentin e Malit të Zi ose me 6 mijë nënshkrime

Ka shumë mundësi që edhe lëndët e përmendura gjyqsore në sepolitika nuk ankohet të pësojnë fatin e Të Mirave Detaretë ?!

Çfarë ka mbetur e pa thënë dhe që duhet të dihet

Ne nuk jemi profesionistë (me pagesë), që merremi me këtë punë, por ajo që na nxitë është dëshira që përmes rrjetit social t’i hedhim poshtë do konstatime boshe tonat sipas të cilave besohet se gjykatat janë gjithëherë të një anshme në raport me ne shqiptarët. Dhe tjetër, kur akuzojmë Evropen ose tjerët, të mos harrojmë atë thënien që thotë , që “Para se të kërkojmë nga dikush të na mbrojë ,nevoitet që ne , më parë  të mbrojmë vetën…?!!!

Është dëshmuar që fjala publike dhe e lirë, nga një herë po duket se është mbrojtja më e mirë e jona si në rastin konkret. Ajo i nxit për veprim kompetentët dhe i frikson mafiozët të cilët siç po shihet, me mënyrat e veta bllokojnë në emër të ligjit institucionet shtetrore. Personalisht duke e parë heshtjen dhe mungesën e guximit për tu ankuar haptas, si qytetarë , me metodën e gazetarisë hulumtuese, që mungon te ne në Ulqin dhe me përkrahjen e   faqeve të rrjetit social u bë një përpjekje për të formuar opinione pozitive duke i ndihmuar zgjidhjes së drejtë të çështjes.

Sa për konstatimin e mbrojtësit të komunës, se rasti me siguri ” do të kthehet në procedurë të përsëritur…, dhe që komuna nuk duhet të paguaj…..” . Që do të tentojnë “ qy ky vendim të merret nga Gjykata Serbe”, për të cilat si mundësi procedurale fillimisht i cekëm ne…, po japim këtë sqarim: Shikuar realisht, shuma e paguar dikur komunës nga Partizanski put i binte të ishte në vlerën e një banese një dhomshe, plus ndoshta kishin mbetur pa paguar edhe pjesa për një gjysmë banese një dhomshe. …?!!

Në se kemi parasysh shumën e bllokuar në emër të kamatës, i bie që shuma e konfiskuar nga gjykata, në masën   70 % të jetë vetëm kamatë….?!!! Inshalla me këtë metodë shërbehemi edhe kur është në pyetje afera K-1.

Si do të zbutet puna e sanimit të gjendjes buxhetore në komunë pas këtij diverzioni në buxhet..?!!!

Nisur nga historia e këtyre ndodhive me lëndët gjyqsore e sidomos te sanimi i efekteve anësore që krijon ekzekutimi i tyre ndaj buxhetit të komunës, mendojmë se edhe kësaj here do të përsëritet ajo që ndodhi më herët në raste të ngjajshme… Le të kujtojmë vetëm rastin e përmendur nga ne – shkrimin paraprak, për skandalin e mushkajave , kur pa pritur e kujtuar në xhirollogarinë e komunës , atëherë, ndodhi pagesa krejt e pa pritur prej 250 mijë eurove në emër të taksës përrregullim të tokësndërtimore nga Kriporja…?!! Kjo shumë që shkoi për dëm të lëndës së mushkajave, për kohën të cilën flasim , mjaftonte për tëmbuluar shpenzimet për rrogat e të punësuarve të komunës për 1 vjetë ditë. Thuhet se Millanit të ndjerë , nga kjo shumë në emër të botxhit   për mushkaja, i kishin takuar veç 6 mijë euro….?!! Si duket , puna ndodhi sipas asaj popullores serbe “ Em vuk sit – em ovce na broju- edhe ujku i ngopur edhe vatha plot” ?!!!

Andaj duke ndjekur këtë logjikë që si duket kushtëzojnë segmente të ndryshme të mafisë parapolitike në Mal të Zi, ka të ngjarë që edhe kësaj here Gjykata supreme , bëri revidimin prej 105 mijë eurove nga shuma e përgjithshme, ndërsa për të qetësuar sindikatën e komunës ( që për çudi ishte shumë e qetë) të gjejë forma për dhënien e ndonjë kredie të butë prej 600mijë eurove nga Fondi për Zhvillim i Malit të Zi….?!!!

Nëse rasti i kësaj afere zgjidhet në formën më të pa dhimshme të vetën që ne mendojmë- për komunën e Ulqinit, atëherë , kjo, lirisht do të thotë se për instiotucionin e DPS-it, në nivel shteror , pak ose aspak ka rëndësi se kush është në pushtet në komunën e Ulqinit. Dum të themi se këto bllokada nuk u bënë siç mendojnë disa se bëhen kundër kryetarit aktual Gjeka dhe se po të ishte një ktyetar nga DPS-i bllokada nuk do të ndodhte….?!!! Ka pasur edhe shumë kryetarë tjerë nga partitë nacionale mirpo nuk pati bllokada…?!!!