Nika: Performanca në Ulqin, që shkroi: “ Živio Fatmir Đeka“?!!!

July 27, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione, Real Estate

Nek-mi-zivi-Fatmir-GjekaShkruan Muhamet Nika

PERFORMANCA IPRESIVE E NJËRIT NË ULQIN , QË SHKROI: “ ŽIVIO FATMIR ĐEKA“?!!!

Dëshmitarët okularë të Ranës në Ulqin , dje kishin mbetur disi të habitur nga performanca e një qytetari , serbo-malazias i cili kishte shkruar në formë tatuazhi, në shpinën e vet , fjalët „ živio Fatmir Đeka“- kryetari aktual i komunës së Ulqinit ?! Kurse NË TË NJËJTËN KOHË , i varur për qafe i rrinte një kryq i madh…?!!! Thuhet se kalimtarët kuriozë- duke kontaktuar me të , e kishin pyetur për çfarë arsye e bënte dhe çfarë e shtynte   që të tërhiqte vërejtjen e opinionit me këtë sllogan ?! Ndërsa ai, kishte shtuar , se ai: „ishte shumë i kënaqur me kryetarin e vet, nga se i kish dalë në ndihmë financiarisht, për të evituar pasojat e një fatkeqësie elementare natyrore , e cila i kish dëmtuar objektin e tij hotelier në Ulqin.

Si duket , ai me qëllim falenderimi publik dhe për tu nbajrur mend sa më gjatë e dëgjuar sa më larg, ishte përcaktuar për këtë përformancë simbolike…, (duke vënë kryqin …dhe duke shkruar në shpinë emrin e kryetarit- shqiptar F. Gjeka)?!!! Mesiguri , përmes kryqit, ai dëshironte të jepte mesazhe te bashkëqytetarët se e ruan identitetin dhe besimin e vet, por njerzillëku i kryqit dhe kombësisë( Čojstvo-s), nuk e pengon atë, por e obligon që publikisht i pari të përkrah Kryetarin Gjeka…?!!!

Përmendim këtu, se në prag të fushatës së kaluar, isha mysafir i ftuar nga Gjeka, në një mbledhje pune të Këshillit Qendror të Partisë, dhe Shtabit zgjedhor të tij. Atëherë po zbuloj këtu, që disa nga anëtarët e këshillit, e kritikuan Gjekën, që ai ishte treguar tepër dorëdhënë ndaj partnerëve të koalicionit parazgjedhor, duke u dhënë atyre, kuotat që nuk u takonin ?!!! Ndërsa Gjeka, me dinjitet u përgjegj, që ai nuk e kuptonte se si e kishin hallin ata. Por që ai për vete veçoi se  ishte rritur në një familje të madhe në të cilën, sipas edukatës: „ Të gjthë duhet të jenë të ushqyer një soj, të veshur një soj dhe temis(Të pastër) një soj, përndryshe nuk ka bashkari në te…“?!!!

Performanca e serbomalaziut, dëshmon që kjo thënie e kryetarit , në prag të fushatës, vërtetë nuk ishte demagogjike dhe dëshmon atë thënien se ai është politikan i pa parashikuar edhe në të mirë…?!!!