Sukaliqi: Stina e verës dhe rrëziqet e saja ndaj fëmijëve

July 27, 2014   | Shoqëria / Društvo

MBROJTJA-NGA-DIELLIShkruan Arlinda Sukaliqi

Stina e veres është joshëse për secilin prej nesh, pa marrë parasysh moshën. Vetë kjo stinë paraqet entuiziazëm për aventura,për diçka të re, tjetër, ndryshe, për lojë dhe argëtim e dëfrim pa kufi. Mirëpo kur është fjala për verën aty janë prezent edhe rrëziqet që katanosen pikërishtë në këtë stinë për të cilat duhet menduar përtej asaj që e quajm shijim i ngrohtë. Gjithsesi vëmendje më të madhe duhet kushtuar më të vegjëlve tanë sidomos fëmijëve në moshë të re të cilët nuk dinë të mbrohen dhe mund të biejn pre e këtyre rreziqeve. Dielli në këtë stinë në të shumtën e rasteve është përvëlues dhe lëkura e njomë e fëmijës kujton ose mban mend secilin minut të lëndimit të saj në diell, këtë e vërtetojnë mjektët   të cilët me shumë vërtetësi theksojnë se tumorët e ndryshëm që mund të paraqiten më vonë në lekurë, janë pikërisht të shkaktuara nga mos ruajtja me kohë e lekurës nga dielli i tepërt. Siç cekem dhe më lart ekspozimi i tepërt në diell është më i rrezikshëm sidomos për moshat nga 0 – 10 vjetësh dhe është e sigurt se nëse fëmia juaj disa herë digjet shumë nga dielli, rreziku që më vonë ai fëmijë në moshë më të madhe të fitojë lloje të ndryshme të kancerit në lëkurë është i shumtë, dhe në shumicen e rasteve rrezullton të jetë i sigurt një fakt i tillë. Pikërisht për këtë gjë është e rëndësishme të mbrohemi nga rrezatimi i madh dhe të krijojmë shprehi të shëndetshme të rrezitjes tek fëmijët dhe ato t’i mbaj mend gjatë gjithë jetës. Pa dyshim kjo është një detyrë e cila u përket prindërve ta zbatojnë me shumë mjeshtri, kreativitet e mbi të gjitha me shumë vullnet dhe durim, vetëm kështu misioni i tyre do të kryhet me sukses. Të shkosh në pushime me fëmijë është sa argëtuese aq edhe e lodhshme. Prindërit në këtë rast duhet të jenë jo shumë edukues të mirë por edhe një “llojë mjeku në vetvete” për tu siguruar për shendetin e plot te tyre. Mjekët rekomandojnë që fëmijët që kanë lëkurë tepër të ndjeshme duhet të përdorin preparate special për mbrojtje pa ndonjë aromë të rënd. Kuptohet preparatet mbrojtës është fjala për kremrat dhe losonet e ndryshme gjithmonë duhet të kenë faktor mbrojtës prej 30 – 50+ të cilët sigurojnë mbrojtje apsolute nga rrezet UVA dhe UVB. Preparatet mbrojtës përdoren jo që fëmia të qëndrojë sa më gjatë në diell, t’i rezistojë atij por që ai të shpetoj nga rreziqet dhe pasojat e dëmshme të këtyre rrezatimeve. Lyerja e trupit të fëmijës preferohet të bëhet në të gjitha pjesët e trupit, ajo duhet të jetë e vazhdueshme e jo vetëm të lyhet një herë kur del për të parën herë në diell. E udhës do të ishte që çdo 2-3 orë të përsëritet lyerja sepse losioni fshihet sa herë që ai hynë në ujë ose kur fshihet me peshkir ose djersitet. Gjatë qëndrimit në pllazh dhe në diell fëmijës duhet siguruar dhe freskim të vazhdushëm me pije freskuese sidomos me ujë, pemë të stinës sidomos preferohet bostani dhe pjeperi dhe pa lëne pa harruar gjithsesi çadra e diellit dhe kapelja dhe ndonjë blluzë e hollë për veshje, preferohet dhe mbajtja e syzeve përkatëse…. Ndërsa sa i përket të vegjëlve të cilët janë në vitin e parë të jetës së tyre nga 0-8 muaj preferohet qe ato të mos dalin në pllazh dhe në diell të fortë drejtë për drejtë, për to është e mjaftueshme një shetitje mëngjesore ku dielli nuk është aq i fortë. Shetitja mund të zgjasë nga 20 deri në gjysëm ore e nëse zgjatë më shumë është e nevojshme të mbulohen disa pjesë të trupit dhe fytyra. Tek fëmijët më të rritur dhe tek adoleshentët posaçërisht duhet kushtuar kujdes që të mos rrinë një kohë të gjatë në plazh si dhe të mbrohen deri sa të merren me sporte të ndryshme si në ujë ashtu dhe në rërë. Bluzat e holla shpesh herë nuk mbrojnë mirë nga rrezet UV, kështu që ato mendojnë se me veshjen e tyre mbrohen plotësisht e kanë gabim dhe shpesh fitojnë lëndime ose djegëje të thella të lëkurës. Periudha në të cilën nuk duhet të dalin në diell është ajo nga ora 11 deri 16 këshillojnë mjekët, gjithmonë kur është fjala për temperatura të larta. Më e udhës do të ishte që si fëmijët ashtu edhe të rriturit të bëjnë plazh nga 2 orë paradite dhe 3 orë pas dite, kështu do të mbroni fëmijët edhe nga viruset verore dhe shëndeti i tij do të jetë më i sigurt nëse zbatoni këshillat e tilla. Por mos të harrojmë se përveç rreziqeve të kësaj stine edhe argëtimi e defrimi janë shoqërues të mirë të kësaj stine gjithmonë nëse çdo gjë ka kufirin e vet.
Dielli përveç rreziqeve ka edhe dobësitë e tia të cilat në shumicën e rasteve janë edhe sheruese dhe shpesh herë bën punë fjala e urtë popullore “ ku hyn dielli s’hynë mjeku”.