Bëhet prezantimi i tapicerive më 31.07 në Muzeun e Kalasë Ulqin

July 30, 2014   | Kulturë / Kultura, Ngjarjet - Events

Prezentacija projekta dokumentarni vez-UlcinjNë Muzeun e Kalasë nesër mbrëma (të enjten) me fillim në ora 19, do të prezantohen katër tapiceri të punuara gjatë vitit 2013 dhe 2014 në “Turnenë e qëndisjes dokumentare” në Shtoj, Aradc, Manastir dhe Mostar, njofton portali Ul-info.

“Këto tapiceri paraqesin një lloj hulumtimi në sferën e reprezentimit të realitetit dhe eksperiment shoqëror në të cilin nëpërmjet konsultimeve, diskutimeve dhe bashkëpunimit me diapazon të gjerë të pjesëmarrësve lokal, tentojmë të vijmë deri tek ideja më e besueshme e të përditshmes tonë shoqërore”, thënë organizatorët e këtij tubimi duke shtuar që “me këtë rast të katër tapiceritë do të prezantohen për herë të parë në një vend që do të jetë shkas të shqyrtohet universaliteti dhe specifikat e motiveve dhe situatave të shënuara në këto lokalitete të ndryshme”, thuhet në portalin Ul.info.