DITA E DIASPORËS me datë 12 Gusht 2014 Lamiga në Krythe

July 30, 2014   | Bota

DITA E DIASPORËS me datë 12 Gusht 2014-KrytheBiznis Klub Ana Malit në bashkëpunim me Shoqatën Ana e Malit New Yourk për vitin e dytë radhazi organizon manifestimin “DITA E DIASPORËS” me datë 12 Gusht 2014 në ambientin e kompleksit Lamiga Group në Krythe.


Si qëllim i këtij manifestimit është si pik takimi i përbashkët me bashkëvendasit tanë që për momentin gjinden në vendlindje.
Pjesën kryesore të këtij manifestimi në mbrëmje do e mbajë SHA “Tradta” me programin e vet kulturore që ruan traditat foklorike tradicionale të kësajë treve, si mysafir do marrin pjesë shoqëri kulturore artistike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia ku në të ardhmen shpresojmë që ky vend takim të jetë dhe njëherit si gurë themelimi i një festivali, ndërsa gjatë ditës do te mbahen aktivitete të ndryshme sportive ku ne ditet në vijim do publikohet dhe programi i manifestimit.

JENI TE MIRËSEARDHUN…

Me respekt,
Këshilli organizativ.