Manifestimi letrar në Ulqin “Kalimera Poetike” më 2 – 4 gusht 2014-Programi

July 30, 2014   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Kalimera-Poetike-Art-Club-UlqinManifestimi letrar “Kalimera Poetike” më 2-4 gusht 2014

 

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 2-4 gusht 2014, manifestimin tradicional “Kalimera Poetike”. Edicioni i sivjetshëm, i 22-të me radhë, do të vazhdojë traditën e edicioneve të kaluara, ku kanë marrë pjesë shkrimtarët më të njohur shqiptarë dhe nga vende të tjera. Mysafirë të këtij edicioni janë poetja Luljeta Lleshanaku nga Shqipëria, shkrimtari malazias Mirash Martinoviq dhe shkrimtari nga Kosova, Beqë Cufaj, të cilëve do t’u kushtohen mbrëmje autoriale.

 

Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë letrare shqiptare, por edhe ballkanike dhe të huaj, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe turistët.

 

“Kalimera Poetike” vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë. Duke pasur parasysh rrugën e zhvillimit të kësaj veprimtarie ndër vite, mund të thuhet se “Kalimera Poetike” është shndërruar në orë letrare akademike të letërsisë shqipe. Gjatë ditëve të zhvillimit të saj, Ulqini shndërrohet në qendër dhe vendtakim të shkrimtarëve shqiptarë dhe atyre nga rajoni. Ky manifestim i shërben po ashtu pasurimit të ofertës turistike të Ulqinit gjatë sezonit turistik.

 

Ulqin, më 30 korrik 2014

 

“Kalimera Poetike 2014”

Art festival

(2-4 gusht 2014)

 

 

Programi

 


E SHTUNË, 2 gusht 2014

(Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 21.00)

 

Hapja e manifestimit

 

Fjala përshëndetëse

Ali Salaj, kryetar i SHAI “Art Club”

 

Mbrëmje autoriale

me poeten Luljeta Lleshanaku

 

Moderator:

Mr. Haxhi Shabani

 

 

 

 

E DIEL, 3 gusht 2014

(Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 21.00)

 

Mbrëmje autoriale

me shkrimtarin Mirash Martinoviq

 

Moderator:

Qazim Muja

 

E HËNË, 4 gusht 2014

(Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 21.00)

 

Mbrëmje autoriale

me shkrimtarin Beqë Cufaj

 

Flet për krijimtarinë e autorit

Kushtrim Sadiku, gazetar dhe kritik

 

Moderatore:

Dr. Sabina Osmanoviq

 

Mbyllja e manifestimit

YouTube Preview Image