Hoxhaj ka shkarkuar nga detyra diplomatin në Mali të Zi

July 31, 2014   | Real Estate

Xhafer Ahmeti-LukshiqMinistri i Jashtëm i Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj, ka tërhequr diplomatin në Mali të Zi,  Xhafer Ahmeti, pasi ai, në rrjetin social Facebook ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha e ka quajtur “psikopat”.

Hoxhaj ka vendosur që ta “kthej menjëherë” të ngarkuarin me punë Xhafer Ahmeti “, pasi komentet e tij në rrjetin social, nuk janë në përputhje me rregullat e diplomacisë dhe me sjelljet të një diplomati ” ka thënë këshilltari politik i ministrit Bashmir Xhemaj, raporton AFP.

Ahmeti në Facebook ka shkruar për Berishën se ai “nuk është normal dhe është “psikopat”, për shkak se Berisha kryeministrin shqiptar Edi Rama e ka kritikuar ashpër. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje shqiptarëve të përdorin të gjitha mjetet demokratike, përfshirë protesta kundër autoriteteve.

Ahmeti ishte diplomati i parë i Kosovës i akredituar në Mal të Zi, pasi të dy vendet kanë vendosur lidhjet diplomatike.

AFP / RTCG