Mali i Zi me leje qendrimit per periudhe te gjate

August 1, 2014   | Real Estate

Valixhe-me-paraQëndrim më i gjatë për të huajt të cilët kanë pronë në Mal të Zi

Podgoricë, 1 gusht 2014 (MIA) – Qeveria malazeze dje e miratoi propozim ligjin për të huaj, i cili do t’u mundësojë të huajve që kanë pronë në Mal të Zi të mund të qëndrojnë deri një vit, transmeton Tanjug-u.

Deri më tani, të huajt, si dhe ata të cilët kanë pronë në Mal të Zi, mund të qëndronin në vend më së shumti 90 ditë.

Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për punë të brendshme, Abid Cërnovrashanin deklaroi se me ligjin e ri do të rregullohet çështja e pronarëve ekzistues dhe se do të stimulohen të huajt të investojnë në patundshmëri në Mal të Zi.

Ai theksoi se për herë të parë, pjesa për të huajt, përkatësisht çështja për daljen dhe hyrjen e tyre, qëndrimin, paraqitja për punësim, do të jetë pjesë e një akti juridik.

“Me ligjin e ri do t’u mundësohet të huajve t’i zgjidhin çështjet e tyre statusore, si dhe ato lidhur me punësimin, të zgjidhen me një procedurë tek një organ, përkatësisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, theksoi Cërnovrshanin.

MIA