Rritet fluksi i turistëve në rivierën e Ulqinit

August 3, 2014   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Shtohet-fluksi-turistik-ne-UlqinKulmi i sezonit, Ulqini pret rreth 100 mijë turistë

Numri i turisteve ne Ulqin, gjate ketij muaji gushtë  ka filluar dhe pritet te shkoje ne 100 mije persona.
Rreth 80 % e turisteve pritet te vijne nga viset e Kosoves, dhe 20 % nga Bosna dhe Hercegovina, Maqedonise dhe viseve te tjera te ish jugoslavis, Rusia, Polonia, Ukraina, Zvicra, Gjermania, Hungaria, Austria, Franca, dhe nga vende te ndryshme te Europes, te cilet priten te frekuentojne zonat tona turistike bregdetare te Ulqinit.
Por me e rendesishmja për muajin gushtë eshte levizja e flukseve turistike te shqiptarëve nga Kosova dhe diaspora.

Arsyet e shtimit te numrit te turisteve në  jane permiresimi i promocionit qe i behet Ulqinit ne fushen e turizmit, per shkak te kontakteve te shumta te organizuar dhe “lidhjet relativisht te shumta qe kane vendosur tashme agjencite turistike shqiptare me ‘tur operatoret’ evropiane dhe me agjencite turistike evropiane”, ku jane paraqitur guida me pamjet te ndryshme te zonave turistike.
“Turizmi eshte sektori me i studiuar ne Ulqin ., por sipas specialisteve turizmi ka nevoje per nje mbeshtetje me te forte dhe perkrahje te gjitheanshme ne menyre qe te permiresohet infrastruktura e Ulqinit.
Eshte karakteristike se nje numer te konsiderueshem te lokaleve turistike- hoteliere, e sidomos restorantet, edhe ate ne zonat me te kerkuara, siç eshte Rana (Plazhi i qytetit) dhe Plazhi i Madh, i kane marre me qira shqiptare të Kosoves, per te punuar gjate stines se veres.

ulqini-1

Kryesisht pushuesit nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin e Ulqinit, ku tradita e kuzhinës dhe muzikës kosovare, janë bërë pjesë dominante e jetës turistike të këtij destinacioni.

Ndërsa është shënuar një rritje nga 2-3 herë e numrit të tyre në plazhet e Ulqinit, për shkak të afërsisë së Kosovës me plazhin e madhë , rërën kurative, detin e pastër dhe çmimet favorizuese.
Ne saje te prodhimtarise se madhe bujqesore ne fshatrat e Ulqinit, tregu i pemeve dhe perimeve eshte i furnizuar mire. Pengesa me e madhe ne kete qytet eshte mungesa e hapesirave te duhura, qe nuk mjaftojne as per parkimin e automjeteve te ketushme e lere me te turisteve.

Ky trend do të vazhdohet edhe ditët e ardhshme, kur pritet kulmi i sezonit. Në hotele nuk ka vende të lira, kështu do të jetë gjatë tërë gushtit dhe fillimi i shtatorit, është lajmëruar për nga ndërmarrjet hotelerike./Lajme nga Ulqini/