Interviste Astrit Dragovoja, Muho Uruci, Ali Zigeli 1 Kafe me Labin në Valdanos – Video

August 4, 2014   | Intervista / Intervju

Astrit-Dragovoja, Muho-Uruci, Ali-Zigeli-1-kafe-me-Labin-UlqinNë intervistë në 1 kafe me Labin u zhvillua në plazhin si vend më eskluziv në Ulqin por edhe me gjere. Gjirimi i emisionit u zhvillua në Plazhen e  Valdanosit që gjendet në një vend unik, vend të paprekur nga dora e njeriut, e rrethuar nga pishat dhe ullinjët mijëvjeçare të cilat përveç tjerash i falin freskinë e papërjetuar ku tjetër.

Plazhi-Valdanos-Ulqin-Ulcinj

Restoranti Aragosta në Valdanos është një plazhë me guralecë e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme për një pushim të këndshëm, duke filluar nga çadrat e gjëra, shtretërit e rehatshëm me mbulesa speciale, garderoberëve e objekteve sanitare si tualeti e dushi. Në kuadër të plazhës është edhe restauranti me një pamje shumë të veçantë e speciale ku vetëm pishat arrijnë të freskojnë ajrin e nxehtë verorë. Një presonel shumë i këndshëm e profesional do të ju shërbej specialitete të ndryshme peshku, pizza, sallata freskuese e shumë surpriza për të cilat do të bindeni edhe vete.

Plazhi-Valdanos-Ulqin-Ulcinj-1

Nga plazhi dhe vet restauranti në Valdanos mund të soditni perëndimin e diellit ku vetëm nuancat e kuqërremta të përzierjes së detit e qiellit të kaltërt do të ju bëjnë të përjetoni çaste të shkëlqyera duke pirë kafenë e pasdites.

Plazhi-Valdanos-Ulqin-Ulcinj-2

Në plazhin privat të Valdanosit mund të merrni me qera shezllone, çadra, dhe të shfrytëzoni barin dhe restorantin për drekën tuaj. Pavarësisht zonave me plazhe private, aty mund të gjeni shumë zona me plazhe publike.

Plazhi-Valdanos-Ulqin-Ulcinj-3

Gjiri i Valdanosit është një vend me restorantë dhe barë në plazhe nga ku mund të shijohet më së miri një perëndim romantik dielli. Ky plazh është një nga plazhet më natyrale të Rivierës së Ulqinit. Plazhi i Valdanosit është shumë i izoluar dhe ofron një përvojë të këndshme plazhi. Këtu mund të gjejni pak intimitet duke ndjekur shtigjet që të çojnë larg plazheve të mbipopulluara të Ulqinit./Lajme nga Ulqini/

YouTube Preview Image