Nika: Pse rasti Hajdinaga (Kelmendi) , nuk është si rasti i Kulaçës në Budvë

August 8, 2014   | Opinione

Muhamet-NikaShkruan Muhamet Nika:

PSE RASTI HAJDINAGA (KELMENDI) , NUK ËSHTË SI RASTI I KULAÇËS NË BUDVË NË RAPORT ME LIGJIN SIÇ POHON MANSI DHE NËNKRYETARI BECI PËR VJESTI…?!!

(I)

Për Mansin , mediumet dhe nënkryetarin e KK të Ulqinit , Safet Beci, nuk ( e ) di përse , por po vërehen , që këto , sërish janë duke iu kthyer një teme tashmë bukur mirë të konsumuar nga mediat dhe po gërmojnë sërish Skandalin Hajdinaga –Naser Kelmendi.  Për rastin , ata cekin që u bë lëshim nga shteti, për sa i përket trajtimit të ndryshëm të rasteve të cekura në raport me ligjin.   Sipas tyre, po thuhet se gjoja drejtësia ishte shumë e butë ndaj Hajdinagës në raport me Kulaçën – kryetarit të Budvës…?!!!

Identifikimi   në këtë rast nuk mund të bëhet sepse natyra e veprave antiligjore ka qenë tepër e ndryshme . Ndërsa mendojmë që e gjithë kjo bëhet me qëllim të arsyetimit të parave të marra nga Mansi në kuadër të projekteve të huaja anti korrupsion,  ose bëhet thjeshtë me qëllim të “reketimit mediatik …” Duke arsyetuar në këtë linjë dallimi , të rastit nga rasti, në mënyrë që populli të kuptojë se për çka është fjala, po veçojmë deklarimin e Safet Becit, të dhënë për gazetën Vjesti, të 31 korrikut , me ç’rast  pohoi : “…Se atëherë rreth 80 kontrata , janë lidhë në formë të njëjtë si me Kelmendin dhe se në 80 % të rasteve të objekteve të legalizuara në atë kohë , nuk kishin dokumentin e paraparë me ligj .  Andaj përse shteti atë herë veproi ndryshe , me Kulaçën është pyetje tjetër- ceku Beci, duke shtuar , se aktualisht sekretariatet komunale janë të hapura për çdo formë të bashkëpunimit….”

Kur është fjala te komunalit e paguara dhe të nënshkruara nga Hajdinaga , kontestuese mendojmë ne se mund të jen, vetëm të hollat e marra nga objektet,për të cilat janë marrë paratë, kurse ende nuk është miratuar në kuvend dokumentacioni përkatës . Si dhe çfarë do të ndodhë nëse kuvendi nuk e miraton kontratën e lidhur ?! Atëherë në këto raste, vetvetiu lindtë pyetja : Si do të reagojnë qytetarët , për mashtrim të bërë nga Hajdinaga…?!!! Thjeshtë përkonkretizim, cekim që nuk mund të dihet se si do ta arsyetonte nënkryetari Beci , ta zëmë ,rastin e pagesës të komunalive në shumë prej 20 mijë eurove, gjatë vitit 2008, në “Gjerane Një…. “ për një objekt i cili ende mbetet në zonën ku nuk ka plan, por që janë bërë pagesat e komunalive dhe aktualisht jepet me qira….?!!!

Në lidhje me pjesën e dytë të përgjegjës, rreth asaj siç u tha (hapjes së punës së sekretariateve me palë …)?!! Sipas nesh dhe ligjit , kemi përshtypjen që të paktën sekretariati i urbanizmit   shihet që është hapur fare… tej mase në bashkëpunim me qytetarët. ..?!!!.Këtë që thamë, e dëshmon në një farë mënyre edhe dokumentacioni i këtij sekretariati, që është i stivuar stok pa kurrfarë kriteri dhe sigurie   që parasheh ligji  i arkivimit…?!!!

Shtojmë se Hajdinaga , gjatë nënshkrimit të kontratave, “ të pa ligjshme”, nuk kishte kurrë farë kontakti me qytetarët dhe nënshkruante , vetëm ata që ia servonte urbanizmi. Ndërsa edhe për rastin Kelmendi është vërtetuar nga “Afera Lising..”që Hajdinaga , kish pasur vetëm një telefonatë nga Kelmendi , që është tepër pak , për të konfirmuar lidhjen e tij me Kelmendin,-kuptohet për gjykatë. ..?!! Nga ana e tjetër Kulaça ish i kyçur me udhëheqësin e vet në kundërshtim me ligj, përmes do firmave që regjistroheshin me palët duke qenë në konflikt të interesit , çka nuk ishte rast me Hajdinagën.

Fillimisht   si vepronte Kulaça   në Budvë me “ firmat fantom”, të krijuara atje , me të cilët lidheshin kontrata për ndërtim masovik dhe me kapital të huaj por që e cila si metodë pune dhe praktikë nuk njihej nga Hajdinaga ?!!!

Para kohës së invazoinit të tregtisë me rusët- me prejardhje të dyshimtë,  ndodh koha kur Milo Gjukanoviqit , si kryeministër i vendit , i ishte lejuar nga politika makroekonomike perëndimore, që të formonte “ Firma ofshor” . Qëllimi kryesor ekonomik i të cilave ishte, thithja e kapitalit të dyshimtë rus, i cili qarkullonte në të zezë, jashtë bankave dhe i cili , pritej që të legalizohej nga sistemi financiar perëndimorë duke u stacionuar atje. Shpikja e firmave Ofshor dhe aplikimi i tyre paraqiste pastrimin e parë të parave të këtij kapitali gjatë rrugës së tij për në perëndim. Destinimi kryesor i këtyre firmave planifikohej të ishte metropola turistike e Budvës., por as se si bregdeti i Ulqinit, kështu që Hajdinaga dihej që nuk mund ta kishte në këtë aspekt pozitën e Kulaçës si mundësi për thithjen e kapitalit të përmendur.

Mbi këtë platformë, fillon e arrin koha e invazionit të tregtisë me rusët dhe me të patundshmet (kryesisht viti 2008). Këtij kapitali Budva i krijonte avantazh me ndërtim kolektiv   për dallim të Ulqinit, ku iu dha përparësi ndërtimit individual , i cili shpesh devastonte hapësirën dhe jepte efekte financiare shumë më të vogla se ai i Budvës.

Avantazhet për këtë pjesë të kapitalit të huaj Kulaça i krijonte duke formuar fillimisht shoqëri aksionare një anëtarëshe , në të cilat pjesën më të madhe e përbënte kapitali i komunës së Budvës , kurse më vonë atyre u bashkoheshin edhe anë tare tjera( Kjo metodë e krijimit as sot nuk njihet në komunën e Ulqinit ..?!!) Sipas ligjit në fuqi, tregtia e tillë , në këtë kohë, me këto firma i binte të ishte direkt në konflikt të interesit , sepse kryetari Kulaça, kishte mbikëqyrje monopolistike në profit, sepse nga pozita që kish siguronte informacion të mjaftueshëm nga pushteti vendor rreth planifikimit urbanistik dhe përgatitje të dokumentacionit, pastaj monopol në fushën e tendereve, politikës financiare të komunës dhe firmave të përmendura e në raport me firmat tjera. Kështu që këto firma në raport me tregun i binte të ishin të privilegjuara nga pushteti vendor duke krijuar hapësirë të asaj që i thonë , unë ta bëj projektin e të ma paguash sa të them (Ky kushtëzim i fundit deri vonë , kuptohet në përmasa më të vogla , u krijonte avantazhe edhe do arkitekteve në Ulqin që ishin të punësuar në urbanizëm , ose ishin të lidhur me strukturat udhëheqëse komunale e).Dallimi tjetër , në mes kryetarëve (Kulaça- Hajdinaga), për sa i përket metodave të punë, në raport me ligjin dhe lejet e dhëna mund të jetë edhe fakti që në punën e lejes për Kelmendin , ai kurrë nuk u ankua që komuna mund tia ketë marrë parët, e të mos ia ketë kryer punët. Ndërsa në punë e Kulaçës , mund të ketë pasur edhe ankime në shtet , nga kapitali i huaj që i rrinte pas qeveritë e huaja. , Ata, si duket , duhet të jetë ankuar për mos përmbushje të obligimeve nga pushteti vendor i atjeshëm ndaj kapitalit të tyre. Mbase kjo mund të ketë çuar edhe deri te presionet nga jashtë në shtet , që të ndërmerren masa ndaj udhëheqjes sëBudvës…?!! Andaj   duket e pabesueshme, por kjo udhëheqje mund të ketë vetë kërkuar që të strehohet atje nga dora e mafiozëve që kish sjellë kapitalin në këto hapësira. Tjetër , ndoshta mund të qëndrojë edhe teza , që udhëheqja më e lartë e Budvës, të jetë ankuar se çfarë ndodh me kapitalin që pastrohej në Budvë. Ky kapital në vit llogaritej rreth një miliardë euro, kurse Budva duhej të kënaqej me disa dhjetëra milionë. Kemi përshtypjen, që sikur Hajdinaga dje, Beci sot , apo dikush tjetër nesër,po të shtonte pyetjen se çfarë ndodhë me kapitalin prej 180 milion eurove që krijohet në Ulqin, nga i cili komuna merr vetëm disa milionë, pa dyshim që edhe këta , sipas ligjit, do të kishin pësuar fatin udhëheqës së Budvës duke rënë në bela..?!! Thjeshtë Kulaça , edhe mund të mos jetë pajtuar me qendrën , andaj problemi i tij, mund të jetë trajtuar edhe si problem partiak dhe sistemor çka nuk është rast me Hajdinagën..?!!!

Vazhdon