Më 12 gushtë fillon manifestimi “Dita e Diasporës” në Anë të Malit

August 10, 2014   | Lajmet / Vijesti

Për të dytën herë organizohet manifestimi “Dita e Diasporës” me 12 gusht 2014 në mjediset e kompleksit Lamiga Group në Krythë të Komunës së Ulqinit. Ky aktivitet tashmë tradicional organizohet nga Biznes Klub Ana Mali, në bashkëpunim me Shoqatën Ana e Malit në New Yourk.

dita-diaspores-ana-malit

Kabil Kurti president i Biznes Klub Ana Malit,,tregon për agjencionin e lajmeve “Toskanapress.info” se qëllimi i këtij manifestimit është si pikë takimi i përbashkët me bashkëvendasit tanë që për momentin gjinden në vendlindje në pushime. Ai tregon se   qytetarët e kësaj ane dhe familjarët do të kenë mundësi që të takohen, njihen e bisedojnë ndërmjet vete.
Që manifestimi të jetë sa më madhështor, Shoqata e Ana Malit  në New Yourk dhe Biznes Klub Ana Malit nga Ulqini, kanë organizuar edhe aktivitete të ndryshme, ku do të marrin pjesë grupe nga të gjitha viset shqiptare.  .

Pjesën kryesore të këtij manifestimi në mbrëmje do e mbajë Shoqëria Artisike “Tradita” me programin e vet kulturor që ruan traditat foklorike tradicionale të kësajë treve. Si mysafir do marrin pjesë shoqëri kulturore artistike nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

Kabil Kurti, shpreson se në të ardhmen ky aktvitet të bëhet tradicional dhe që ky vend takim të jetë dhe njëherit si gurë themel i një festivali. Ndërsa gjatë ditës do të mbahen aktivitete të ndryshme sportive, kulturore e të tjera.

Besim Toska

YouTube Preview Image