Tenis: Rezart Cungu & Zukiq fituan turneun ITF ne Split

August 11, 2014   | Sporti / Sport

Cungu-ZhugicDje ne Split te Kroacis, Rrezart Cungu sëbashku me bashkëlojtarin nga B dhe H, Sanin Zukiq, fituan vendin e parë në kategorin double në turneun ndërkombëtarë ITF deri në 18 vjec. Në xhiron e parë munden Karlo Divkoviq (CRO) dhe Fran Tonejc (CRO) 6:2 6:3. Në 1/4 finale mundën Riccardo Roberto (ITA) dhe Jan Vit Suntar (SLO) 6:4 6:1.

Në 1/2 finale dolën më të mirë se Zvonimir Oreskovic (CRO) dhe Bor Schweiger Muzar (SLO) 6:0 6:1 duke u kualifikuar kështu në finale ku triumfuan kundër ciftit kroat Borno Goja dhe Franko Mandic me rezultatin 6:3 6:2.

Rrezarti tani do të ketë një pauz pas një seri turnesh të këti sezoni të suksesshëm, ndërsa në Shtator vazhdon me turnet e radhës.