Nika: Pse rasti Hajdinaga (Kelmendi) , nuk është si rasti i Kulaçës në Budvë ( II )

August 12, 2014   | Politika

Muhamet-Nika-Shef-i-sherbimit-sigurise-komunes-ulqinitShkruan Muhamet Nika:

PSE RASTI HAJDINAGA (KELMENDI) , NUK ËSHTË SI RASTI I KULAÇËS NË BUDVË NË RAPORT ME LIGJIN SIÇ POHON MANSI DHE NËNKRYETARI BECI PËR VJESTI…?!!

(II)

Shikuar realisht Hajdinaga edhe nuk kish mbledhur me këtë rast komunalit që nënkupton legalizim të objekteve. Në kontratat e tij të nënshkruar me qytetarë , thuhej se komuna merrte prej tyre akontacion(parapagesë) për të hartuar dokumentacionin teknik, pa marrë parasysh që të tjerët, pagesat e bëra , bëjnë përpjekje , t’i quajnë s punë komunalie?!

Një dallim tjetër, duhet të jetë në strukturën profesionale të stafit të Hajdinagës dhe të Kulaçës. Sipas fakteve, këto të Hajdinagës, nuk i plotësonin fare kushtet e parapara me ligj për të mbuluar funksionet e përmendura

Është interesant që këtë parregullsi të Hajdinagës, e toleronte edhe vetë DPS. Po kujtojmë këtu , një deklaratë të nënkryetarit të DPS-it. Maroviq i cili nënshkrimin e koalicionit të DPS-së me Union, e arsyetoi , që koalicioni do të shkojë në favor të UDSH-së, sepse kanë për t’i aftësuar për të udhëhequr si parti më e madhe…?!

Hadinaga nuk e konsultonte Kuvendin…?!!

Në kohën e Hajdinagës, kam përshtypjen që ishte krijuar një praktikë tepër e keqe e cila vazhdon edhe sot. Kuvendi kish përjetuar përuljen e tij më të madhe nga kompetencat e veta, gjatë procesit të nxjerrjes së vendimeve ,si në   përfaqësim të qytetarëve dhe kontrollit të pushtetit etj. Ai kishte rënë në pozitat e një bashkësie lokale dhe nuk pyetej pothuajse fare , sidomos kur ishte në pyetje kontrolli i vendimeve të marra…?! Dhe për dallim nga Kuvendi i Ulqinit , Kuvendi i Budvës funksiononte dhe kështu pas vendimeve të Kulaçës qëndronte edhe vetë populli. Madje u pa që në shenj revolte, pas arrestimit të tij u organizuan edhe protesta të qytetarëve.

Por, pa marrë parasysh këtë, ai ishte me gjithë atë më i suksesshmi , në planin e nxjerrjes së vendimeve dhe të përfaqësimit të qytetarëve. Mbi principin e shumicës parlamentare , i bie të jenë nxjerrë, për herë të parë, pas rënies së komunizmit, me dhjetëra plane urbanistike që hapnin perspektivë zhvillimi.

Hajdinaga   nëse “ishte i privilegjuar” në raport me Kulaçën, ai ishte i masakruar në raport me ish kryetarët e më hershëm të komunës…?!!!

Sipas nesh, ai nuk shpiku as një metodë të re , kur ishte në pyetje lidhja e kontratave me qytetarët për objekte jashtë zonës urbanistike. Nëse u referohemi fakteve, rasti i dhënies së lejeve për ndërtim, pa dokumentacion që bëri ai, dhe e krahasojmë këtë me të kaluarën nga një shkrim i Vjestit, shohim që i ndjeri Nimani , si kryetar kish dhënë 11 leje ndërtimi , ndërsa numri i kontratave më të mëdha i lëshuar sipas kësaj metode kishte ndodhur në periudhat e më hershme . Bile nga kjo kohë evidentohen edhe rastet që  kontratat e tipit të ndryshëm me qytetarë, as që bëheshin në komunë , por lidheshin direkt në “pisarnicë” të gjykatës komunale….?!!!!

“Morsko dobro “ nuk ishte” Morsko zlo…”?!!!

Nga kohët e kryetarëve të mëparshëm , që i nisen proceset e paligjshme ishte rasti i dhënies së lejes për ndërtim jashtë çdo plani urban dhe zone urbane. Konkretisht mendojmë në villen e ndërtuar në zonën e “Morsko dobros, ku kryetari i komunës as që kish kompetenca ligjore. Mësohej se Villës iu dha edhe një pjesë e plazhës në Kruç, dhe ishte të bijës së Jelcinit . Sipas burimeve tona, sekser i binte të ishte një funksionarë i lartë lokal i DPSit.

Nga kjo kohë trashëgohet një shpikje edhe më e keqe në dëm të komunës, por që me sa dimë ne , u ndërpre nga Hajdinaga. Fjalen e kemi për metodën që aplikohej për objektet e karakterit të fortë , të cilat gjatë pagesës gëzonin statusin e objektit të përkohshëm, kurse shuma e paguar llogaritej si pagesë e komunalive.

Me këtë i bie sikur puna e atij i cili i qet paratë nga njëri xhep dhe sërish i futë në xhepin tjetër të vetin

E të mos përmendim gjetjet kontrollit të lartë të shtetit, i cili konstatoi mospërputhje në mes të shumës së paguar në emër të komunes , me gjendjen e arkës..?!!!

Evidentohen edhe rastet, kur në emër të interesave të ndryshme, kryetari i komunës ndante tokë, pa e pyetur fare kuvendin-rastet më vonë publikoheshin edhe në gazetë zyrtare pa dijen e shërbimit të kuvendit…?!!!

E të mos e zgjasim, me rtastet e ndarjes -faljes së tokës (objektit)dikujt, fjala bie , në Shtoj në fazat më të hershme të viteve 90. Atëherë shohim se shpiket metoda e manipulimit me atë që i thonë parcelë kadastrale dhe parcelë urbanistike, duke qenë kjo e fundit për disa herë më e madhe . Si shembull , mund të vlejë , rasti i dhënies së objektit të ish -postës në Shtoj*rreth 100metra) , Furrës së Bukës në Kodra. Ndërsa kjo u bë si puna e gozhdës së Nasradinit

Sipas saj,thuhet se pronari i një shtëpie, ia dha të drejtën e vënies vetëm të një gozhde atij,sa për të vënë kapotën, por   më pas në te ai “shtriu çarshafin” në tërë sipërfaqën e shtëpisë duke e nxjerrë edhe vetë pronarin jashtë. Nga 100 metrat katrorë, të dhëna me kuvend, ekspertët e urbanizmit më pas, ia kaluan furrës së bukës 1000 metra katror . Më vonë ato u shiten pa e ditur fare kuvendi . Ose rasti, kur jepej tokë në Shtoj për ndërtim të një stacioni të benzinit nga kuvendi e ndërtohej objekt me karakter krejtësisht tjetër dhe shumë e shumë gjëra si këto , që nuk ishin shpikje të Hajdinagës, por që u trashëguan nga të tjerët.

Fund