Ulqinakët nuk harrojnë traditën e tyre

August 12, 2014   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Tampico-beach-Ulqin-1Shkruan Haxhi Zeneli

Gjatë muajit Gusht,në Ulqin kalojnë pushimet verore,mjaft bashkatdhetar të cilët kanë ardhur nga diaspora,por edhe nga viset tjera shqiptare.

Bile vështirë është të përballojnë ky qytet të gjithë këto vizitor që ja kanë mësyar këti qyteti piktoresk dhe mikpritës,që ka një traditë shumë vjeçare,ku din në mënyrën më kreative dinë ta bëjnë vetëm ulqinakët të cilët mundohën që mos të zbrapësi pas asnjë vizitor,por ti akomodojnë të gjithë ata që kanë si destinacion këtë qytet.

Me që Ulqini është i njohur edhe me plazhët shumë të bukura me një rërë të imët që rrallë ku mund ta gjejshë,me rrezet shëruese të Diellit që vetëm në Ulqin të japin një ngjyrë të veçant dhe të hijeshëme të fizikut.

Mund të konstatojmë se plazhët janë të rregulluara mirë,me një organizim dhe pastërti të nivelit të duhur.

Pra këto ditë i vizituam gati të gjitha këto për të parë se a ka ndryshuar diçka nga vitët e kaluara në këto plazhe.

Ku vitëve të mëparëshme,që në disa prej tyre plazhëve,sidomos ata që gjindën në vijën e Pinjeshit plazhet të ashtuquajtura plazhe mbi gur,vite me rradhë mbretëronte zhurma e  volumit të lartë të DJ,të cilët lëshonin muzikën”Rap”me tekste banale të këngëve të pa kontrolluara,kështu që ishe i detyruar ta lëshoje atë plazh.

Siç dukët këtë vit Ulqini ka ardhur tek sensi i vetë,i cili ofron varietete të plazheve.

Pra këtë vitë jemi në kërkim për plazhe që kanë një qetësi me të organizuar,që pushimi bëhet pushim.

Ka vite që në bregun e 14 kilometrave të Plazhit të Madh,na pëlqen të ndalemi tek një plazhë pak më i veçant,pak më ndryshe,ku na la përshtypje si një vend që ishte kthyar Ulqini i viteve të 80 ta,ato vitët e rinis sime,kurë dikur tubohëshim me shokët dhe me intrumentin e kitarres përcillnim vargjet e këngës së pa vdekëshme”Vajta kalova tërë Kalabrin”dhe këngë të tjera Shqipe.

Tampico-beach-Ulqin

Pra sot ndalemi tek ky plazh me emrin”Tampico”.

Pra këtu nuk kemi të bëjmë me qytetin Tampico në shtetin e Tamaulikas të Meksikës,por kemi të bëjmë me një plazh privat në plazhin e madh të Ulqinit,ku në restoranin e këti plazhi mbretëron një atmosferë argëtuese.

Seç mi zuri veshi këto tinguj të këngës qytetare shqiptare,”Vajta Kalova tanë Kalabrinë”e cila më ktheu pas në rinin time,kurë ktheva kokën për të parë se nga vinin tingujt e kësaj kënge të pa vdekshëme 600 vjeçare,mu ndalën syt tek restorani i këti plazhi,ku pash një vajzë të re e cila këndonte disa këngë të vjetra shqipe,por në repertuarin e saj këndonte edhe këngë angleze,ku  pas këtyre këngë,vazhduan me tingujt e perlava të melodive shqiptare,ku në mënyrë shumë të qytetëruar të rinjët vallëzonin me këto tinguj,duke kaluar në një atmosferë të gëzuar.E gjithë kjo më bëri të mburrëm me bashkëvendasit e mi që nuk harrojnë traditat e këti qyteti iliro-shqiptar.

Më interesojë ta di se kushë është pronarë i këti plazhi!dhe pa humbur kohë,ju afrova një djaloshi simpatik dhe i buzëqeshur,i cili rrinte në hyrje të lokali,duke e pyetur,se kushë është pronari?djaloshi mu përgjigjë se ishte ai vetë,dhe u prezentu me emrin Munir Karamanaga.

Sipas mbiemrit Karamanaga kuptova se është nga qyteti i vjetër i Ulqinit,ku vendasit i thërrasin kalalinjë pra nga kalaja,vend ku jetojnë shqiptarët më autokton të këti qyteti mijëra vjeçar,aty ku fillon historia e Servantesit me vajzën ulqinake Dolçinea.

Më gëzojë fakti,që ky i ri Ulqinak e kishte kuptuar seriozisht traditën e Ulqinit,duke i treguar pushuesëve,se Ulqini ka një tradit të lashtë të këngëve dhe valleve tradicionale,dhe se ulqinakët dinë ti çmojnë vlerat e artit,dhe ruajn ato me një fanatizëm pozitiv,dhe gjithnjë vazhdojnë ta trashigojnë tek brezat e rinj.

Kurë e pyeta djaloshin se çka të ka shtyrë të krijosh një atmosferë të till kaqë të bukurë këtu për musafirët e plazhit tuaj?

Ai mu përgjigjë se kjo është tradita e Ulqinit të qytetëruar,me variete të këngëve dhe melodive tradicionale,që ne të rinjët ulqinak nuk e harrojmë,por i trashëgojmë brez pas brezi.

Ulqinakët jo që vetëm ishin të shquar si detar të mirë,ato paralel më këtë industri i ka shoqëruar edhe kënga,ku në detin e hapur ata edhe kanë kënduar këngë për kapedanat e tyre,siç ishin këngët e njohura”O ti det o uj i njelmët”,kënga e piratit të njohur “Haxhi Alis”,mandej kënga e “Tahir Kasemit”e shumë këngë të tjera ulqinake.

Pra me gjestin të këti djaloshi simpatik,na shtohët kurajoja se Ulqini po i kthehët traditës së vetë.Asaj tradite siç ishte më herët,që turistëve të ju paraqitët imazhi i vëtretë i këti qyteti të lashtë bregdetar.

Duke ju treguar atyre të vërtetën e këti populli autokton,që megjithëse ka qenë i pushtuar nga shumë pushtues,ky qytet se humbi asnjëherë traditën e ti.

Pra ulqinakët ngulin këmbë në folklorin e tyre tradicional,që mos të humbas.

Gusht, 2014