BKA: Diaspora është nderi dhe shpresa e kombit

August 13, 2014   | Bota, Lajmet / Vijesti

Biznes Klubi Anamali-Konunikatë për media nga Biznes Klubi Anamali Ulqin

 

Ulqin 13 gusht

Manifestimi “Dita e Diasporës”, është mbajtur për të dytën herë në Shas dhe Katerkollë të Komunës së Ulqinit, i organizuar nga Biznes Klub Ana Mali, në bashkëpunim me Shoqatën Ana e Malit në New Yourk dhe Shoqërin Kulturore Artistike Tradita.

Në këtë ditë janë realizuar numër i madh i aktiviteteve bisnezore, kulturore, artisike,sportive dhe lojëra tradicionale, ku kanë marr pjesë dhjetra grupe nga të gjitha viset shqiptare.

Bashkatëdhetarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës dhe qytetarët e kësaj ane, kanë pasur mundësi që të takohen edhe me të afërtimit e tyre dhe të argëtohen.

Kabil Kurti, president i Biznes Klub Ana Malit, tha se manifestim “Dita e Diasporës” tashmë është bërë tradicionale. Ai falënderoi bashkatdhetarët që çdo herë janë të gatshëm për kontributin e tyre për vendin.

“Diaspora jonë ka ndihmuar shumë rajonin tonë dhe kërkojmë nga ata që të vijnë edhe investojnë edhe më shumë me qëllim të zhvillimit të kësaj ane”, tha Kabil Kurti. Sipas tij BKA-ja përpos anagazhimeve për ruajten e interesit afarist, është dhe do të jetë pranë qytetarëve anamalas për problemet që has ky regjion në zgjidhjen e tyre.

Biznes Klubi Anamali-1

Presidenti i Biznes Klub Ana Malit, falënderoi bashkatëdhetarët për përkrahejn që po i japin kësaj ane, duke shpresuar se ajo do të vazhdoi edhe në të ardhmen.

Fatmir Gjekaj, kryetar i Komunës së Ulqinit, tha se në këtë atmosferë festive më duhet të pranoi se kam një emocion të veçantë, që vjen prej dashurisë që ka shqiptari prej shqiptarit.

“Diaspora me të drejtë është nderi dhe shpresa e kombit. Diaspora është një thesar i madh  kulturës, traditës dhe miqësisë me shumë vende. Diaspora jonë mbuerret me të qenurit shqiptar”, tha kryetari i Ulqinit.

Sipas Fatmir Gjekës, roli  i tyre për vite e dekada për çështje me rëndësi për kombin, demokratizimin dhe integrimet ka qen i madh dhe do të vazhoi.

“Synim i jonë është që të avancojmë punën e zyrës së diapsorës dhe të mundësojmë përfshirje më aktive në të gjitha fushat. Dyert e komunës, janë përherë të hapura”, tha Gjekaj

Për të dytën herë po tubohem dhe intensifikojmë bashkëpunimin me diasporën dhe kjo ëhstë përparësi”,

Sabri Gjoni, udhëhqeqës i Shoqatës së Ana e Malit në New Yourk, vlerësoi si shumë të frytshëm këtë manifestim, duke thënë se po krijohen ura lidhëse të diasporës dhe qytetarëve vendë. Ai premtoi se diaspora do të investoi në vendlindjen e tyre me qëllim të zhvilllimit të kësaj ane, e cila ka mbetur pas anash nga invetsimet.

Biznes Klubi Anamali-2

Haxhi Shabani, zyrtarë nga Biznes Klubi Anmali, prezantoi programin e BKA-së lidhur me mundësinë e investimeve që ofron kjo zonë dhe mundësinë e gjejtjet së investitorëve potencial, sidomos ata atë diasporës shqiptare. Ai tregoi edhe projeketet të cilat priet ti realizoj BKA në vitet të vazhdim në koordinim me pushtetin lokal dhe qendror.

 

Cafo Boga nga Shoqata e Ana e Malit në New Yourk, publikoi, kërkesat dhe dëshirat që i ka diaspora ndaj vendlindjes. Ai premtoi  mbështetjen e diasporës ndaj vendësve te tyre në Komunën e Ulqinit.

 

 

Sinqerisht Zyra për media e BKA-së

+382 69 964 461

biznisianamalit@gmail.com