Disa lagje të Ulqinit tash 24-orë pa rrymë elektrike

August 14, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Elektrodistribucija Ulcinj-mrezaNjë pjesë e madhe e komunës së Ulqinit qysh mbremë eshtë pa rrymë elektrike. Siç raporton Portali UL-info, arsyeja për këtë është prishja në kabllot furnizues prej transformatorit deri tek qelizat në trafostacionin kryesor të qytetit.

Ato për shkak të ngarkesës disaditore janë shkrirë krejtësisht.

Këto ditë të gushtit Ulqini shpenzon 32 megavat rrymë, sa edhe Podgorica.

Me ndihmën e ekipit nga Podgorica, kjo prishje në masën më të madhe është sanuar, ndërsa disa lagje në pjesën e ngushtë të Ulqinit do ta fitojnë rrymën rreth orës 13.

Sot me ardhjen e rrymës, në disa lagje te Ulqinit nga tensioni shumë i dobët, kemi informata nga tereni se mjaft amvisëri pësuan dëme në aparate amvisërie siç janë frigoriferët etj.