Nika: Oktapodi në Ulqin – Pa oficer Katanin?!!

August 14, 2014   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

ulqini-sotShkruan Muhamet Nika

(ky shkrim bëhet në shenjë të takimit të djeshëm , kur paditësit për K-1, u takuan me përfaqësuesit e komunës dhe kërkuan 5 milionë euro në emër të borxhit…),

Komuna e Ulqinit si institucion shtetëror e bllokuar tash më, me javë të tëra ,nga proceset e ndryshme gjyqsore të cilat i zhvasin arkën e saj për çdo ditë , të krijon përshtypjen e një qyteti Sicilian të shumë viteve të më parshme. Atëherë qytetet e përmendura kishin rënë fli e mafisë siciliane, por që për dallim prej tyre, të cilëve nuk u mungonte oficer Katani ,si simbol i dorës së fortë të shtetit, neve këtu në Ulqin, na mungon.

Në kohën e vet cekim se pushtetet e atë hershme të komunave siciliane u përballen me një metodë të re të punës së mafisë e cila me vendim të” donëve mafiozë” kish ndërruar taktikën e saj të konfrontimit me dhunë direkte me përfaqësuest e shtetit. Duke u tërhjekur nga lufta frontale me shtet dhe duke i ikur konfliktit – mafia, kish vendosur ,të bëjë , infiltrim të elementë mafiozë në radhër e vendim marrjes.

Krahasuar gjendjen e atëhershmë të qyteteve Siciliane , në raport me mafinë dhe sot Ulqinin, shohim një dallim të jashtëzakonshëm sepse për dallim prej sicilianëve , opinioni ulqinak po edhe të punësuarit e sektorit publikë , në heshtje kanë pranuar gjendjen e servuar. Këta për çudi, po e përkrahin në heshtje fenomenin! Athua se kjo gjendje në dukje letargjike do të vazhdojë apo është një heshtje para trazirës mbetet të shihet këtyre ditëve . E themi këtë, pasi dje u bënë edhe kontaktet e fundit në mes të trashëgimtarëve “ fantom” të procesit K-1(Kosova një), që në emër mbase edhe të qeverisë së Kosovës, kanë për të bllokuar komunën e Ulqinit në shumën prej5 milionë eurove….?!!! E veçanta e kësaj situate është se borxhi “demek prej 10 milionë eurove”, ra në 5 milionë , ngase 5 milionë euro, paska pranuar t’i mbulojë qeveria…?!!! Më herët kemi njohtuar se si   Kuvendi i Ulqinit nxorri vendimin për të marrë një kredi të volitshme nga paditësi i K-1-shit, Atllas Gruop –it?!! E që vetë kjo, për atë që dëshiron të jetë i informuar , krijon përshtypjen e ekzistencës së “ Oktapodit- Hobotnicës “ edhe në Ulqin, por siç cekëm në fillim, kësaj radhe, pa oficer Katanin …?!!!

Si të veprohet

Duke e ditur që Kuvendi i Ulqinit, si përfaqësues i popullit, është i zënë në darat e nglizhencës qytetare ?!Duke e ditur edhe mentalitetin kapitullues tonin, të imponuar dhe që nuk pritet të shkëputet nga forca e gravitetit tërheqës mafioze ?! Kurse rrënimi i autonëmisë së pushtetit lokal askujtë më nuk i hy në punë, ndoshta do të duhej që ajo intelegjencë komunale e punësuar në komunë dhe e cila nuk ka obligim ndaj atyre që imponojnë bllokime të pushtetit të fillojnëtë kërkojnë ndihmën e opinionit qytetar për të zhbllokuar arkën e buxhetit të komunës e cila kanalizohet nga ata që e kushtëzojnë nga jashtë në emër të ligjit dhe gjyqit.

Puna që kjo intelegjencë e punësuar po bënë duke u kënaqur tinëz me akuza ndaj pushtetit dhe gjykatave duhet të ndryshojë sepse nuk të çon askund ndërsa mbrojtja thuhet se jo gjithëherë të vjen nga qielli?! Një fjalë e urtë popullore thotë që nëse kërkon që dikush të te mbrojë ,fillimisht, të takon dhe nevoitet të mrosh veten! Çuditërisht, apo jo, edhe sot, pas 6 muajve parrogë, nuk e shoh se dikush nga punëtoret apo sindikata është duke kërkuar atë që i takon.

Mendojmë që të punësuarit e komunës , për tu mbrojtur nga vendimet e pa matura për bllokada gjyqsore , do të duhej që sa më parë të aktivizojnë vendimin e plotfuqishëm të gjyqit i cili kish hedhur poshtë vendimin e kryetar Cungut , si të paligjshëm , për ulje të rrogash që u bë nga ai,duke u njohur atyre të drejten e kompenzim të dëmit edhe me kamatë …?!!! Kurse , si të fillojë ekzekutimi, të vehet menjëherë në dijeni inspektori i punës në Ulqin ose në Podgoricë(nëse ky i Ulqinit hesht), që ky vendim të aplikohet edhe në ata të punësuar, të cilët , për arsye të ndryshme nuk janë ankuar….?!!!

Ndërsa si masë tjetër, do të duhej që për të gjtha pagat të cilat , do të mbesin të pa shlyera deri me një shtator(kohë kur komunës i zvogëlohen të ardhurat), të ngritet padi kolektive. Personalisht, unë askujtë muk mund t’ia falë, që dikush “ në emër të gjyqit dhe borxhit”, të më lërë pa të ardhura personale të fituara. ..?!

Një metaforë për kafshën e trashë

Kjo që themi është përnjëmend dhe nuk e kemi për hajgare.

Nga gjyshi, ruaj në kujtesë një fjalë të tijën, e cila thoshe : “ Se vetëm gomarit i ndodhë që të mos mbrohet kur e sulmojnë”?! E neve po na ngjet vërtetë si puna e kësaj kafshe të trashë, të cilës , thuhet se një ditë kur u takua me ujkun, filloi të thoshte : “Bane zot anerr”, edhe pse ujku, kish kohë që ia kish nisur, ta hajë nga pas….?!!!!

Nga ana e tjetër, me që në Ulqin, si duket edhe sektori civil bashkë me mediat, nuk është ka funksionon, atëherë do të duhej , që në seancën e vjeshtës, ata pak këshilltarë të sinqertë, të cilët kanë mbetur atje dhe nuk janë aty për qellime individuale të sofistikuara, me një herë të vëjnë në rend të ditës, uljen dhe pse jo faljen e të gjitha borxheve të qytetarëve. Sepse, shihet që komuna , aktualisht është e pambrojtur dhe paratë e tyre përfundojnë në xhepat e mafisë. Kjo sipas nesh është fare e kuptueshme dhe e logjikshme. Nuk dua të besoj se kuvendi duhet të heshtë dhe mund të heshtë?!!!Sigurisht , që po të formohej një grupim i tillë me kërkesa të tilla do të fitonte përkrahjen masovike të qytgetarëve- Veja është shumë lehtë të thyhet edhe pse disa nuk e dinë ?!!!