Gjeka: Në Ulqin aktualisht mbi 100 mije pushues – Video

August 16, 2014   | Lajmet / Vijesti, Politika

Fatmir-Gjeka-UlqinUlqini vazhdon të jetë edhe këtë vit, një nga destinacionet kryesore për pushime të turistëve nga rajoni i Ballkanit.

Lajmi konfirmohet nga kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjekaj, i cili deklaron se numri i turistëve në këtë qytet ka arritur në mbi 100 mijë. Por sipas kryekomunarit, me këtë fluks lëvizjesh, është mese e domosdoshme zgjerimi i pikës kufitare të Muriqanit dhe kthimi i saj edhe në pikë doganore.

Nga ana tjetër Gjekaj ka bërë të ditur se janë duke u marrë masat për sezonin turistik 2015.

ulqini-sot-2

“Informacionet që kemi ende dhe sot vazhdojnë, numri shtohet , numri më i madh kalon nga pikat tona kufitare. Jemi dëshmitarë që ajo pikë faktikisht është ndërtuar për 500 mijë kalime në vit kurse tani ajo kalon rreth 2 milionë në vit, kështu që fizikisht mund të përballoje fluksin. Kërkesa jonë është që të zgjerohet”, tha Gjekaj.

Sipas të dhënave të komunës së Ulqinit bëhet e ditur se ka një rritje të turistëve të huaj nga Evropa Perëndimore, të cilët kanë preferuar të pushojnë në Ulqin.

Sezoni turistik në Ulqin, sjell me mijëra pushues dhe qindra automjete, duke e trefishuar numrin e këtyre të fundit që qarkullojnë në qytet.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

YouTube Preview Image