Gjeka: Punoni me tre turne, përfundoni realizimin e projektit

August 18, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Fatmir-Gjeka-1“Shprehim qëllimin që në periudhën prej 2014-2016 të realizojmë ndërtimin e hotelit “Servantes”, në gadishullin Suka”, thuhet në Letrën mbi qëllimet të cilat drejtuesit e kompanisë “Nedfact-Montenegro” pak kohë më parë ia dërguan kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjekës, raporton portali Ul-info.

Përfaqësuesit e “Nedfact-it”, fondit me shumicë kapitali holandez, me qëllim të investimit rreth 50 milion eurosh për ndërtimin e ish hotelit “Jadran”, kanë regjistruar firmën në Mal të Zi.

Ato në letrën dërguar Gjekës kanë shtuar “hartën e rrugës”, duke cekur që presin përkrahjen e tij dhe shprehën gatishmërinë të pranojnë këshillat dhe rekomandimet.

Kryetari i komunës së Ulqinit i inkurajoi këto investitor që sa më parë të nisin realizimin e këtij projekti duke theksuar që sa i përket pushtetit lokal, “mund të punojnë në tre turne, të shtunën dhe të dielën”.

Ul-info