Nika: Të palarat e DPS-it në Ulqin

August 19, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muho-Spuza-Ulcinj-DPSShkruan Muhamet Nika

(shkolla amerikane , mëson analistët, që gjatë bërjes së një analize duhet “ të vrasin mikun?! Në kuptimin që shkrimi- analiza të mos jetë e njëanshme…?!!!)

Është fakt që kryesia e DPS-it, në fakt kryetari i saj Loro Ndrekiq këtyre ditëve, është vënë në nishan të medias dhe me gjasa tepër të mëdha që të flijohet nga komploti mediatik në Ulqin . Për motiv shtytës të tyre si duket shërbeu letra e disa të pa kënaqurve, anëtarë të kësaj partie nga Ulqini . Thuhet, se kjo që ndodh, po bëhet, jo që Spuzha po e kërkon simpatinë dhe mbrojtjen e tyre, mirëpo për hesap të komplotit të vet, ata zgjodhën të vihen në mbrojtje të pikëpamjeve të Muho Spuzhës …?!!

Për opinion shtojmë se Spuzha ishte një kuadër i lartë i kësaj partie, përndryshe profesor i filozofisë dhe sociologjisë, dhe njohës shumë i dalluar i organizimit dhe veprimit politik në një parti. Ai , për opinionin ulqinak, ka mbetur në kujtesë si drejtor simpatik i DPS-sit, në Shkollën Fillore Boshko Strugar për zënkën mediatike , me një punëtore të arsimit me kombësi serbo-malazeze atje, e cila e akuzonte atë për pozita nacionaliste në punë duke e viktimizuar si punëtore, edhe pse, sipas neve, kjo nuk qëndron si konstatim. Por që me gjithë atë , ai u largua nga ky post andaj “Këto të Komplotit”, janë të vetëdijshëm për kredinë që ka dhe turbulencën që mund të krijoi ai në këtë parti…?!!!!

Ky konflikt partiak që nisi , po duket ndërmjet tij dhe kryetarit Ndrekiq, edhe mund të kish mbetur i lokalizuar sikur për këtë të mos prononcohej qendra e DPS-it, në Podgoricë me drejtorin e saj politik. Nga prononcimet e kreut të Podgoricës , sikur nuk përjashtohet edhe vetë shkarkimi i Ndrekiqit, në se kjo kërkohet. Pse ndodh kjo edhe nuk mund të shihet qartazi, pasi që vetë Spuzha në letrën e tij drejtuar Gjukanoviqit, nuk e kish kërkuar një gjë të tillë. Por një gjë është më se e qartë, si duket Ndrekiq vepron emocionalisht në raport me kundërshtarët dhe nuk është në gjendje të kuptojë se nga cilat anë po i fryjnë erërat. Ndoshta një heshtje e tij , duke e injoruar komplotin, po ta zgjidhte si rrugë veprimi , për te do të kishte qenë një zgjidhje më e mirë…?!!! Themi këtë, sepse sipas neve , vota e cila e qiti atë në krye të DPS-it në Ulqin, nuk ishte një votë pro dhe që atë e deshën kolegët e partisë për kryetar, por ishte më tepër një votë kundër ish- kryetarit Shkreli, të cilit partia, nuk mundi t’ia falë rastin, kur gjatë përçarjes brenda Udsh-së, punë që çoi në shkatërrim të koalicionit qeverisës u gjet në krahun e gabuar të Hajdinagës , pasi kish nënvlerësuar forcën e Gjekës .

“Spuzha sam pao sam se ubio” më tha këtyre ditëve një serbo-malazias…?!!!

Këtyre ditëve deri sa po kaloja rrugës pranë Shtëpisë së Kulturës, më tërhoqi vërejtjen, një i njohur i cili mbante në dorë një shkrim të gazetës “Dan”, dhe pasi e hapi atë duke arsyetuar shkrimin për rastin dhe duke thënë që edhe atij po i bëhej një e pa drejtë nga ana e Ndrekiqit, si njëri nga themeluesit e DPS-së, por duke mos e kuptuar drejtë Spuzhën ,tha se këtij askush nga partia nuk i ka faj . “Ai vetë ka rënë dhe vetë është rrëzuar “, ceku ai, “mirëpo mbetet për të analizuar edhe pozitat tona si kombësi në këtë parti ngase ndihemi të anashkaluar dhe të rrezikuar…”?!!! Kuptohet që për këtë deklarim të tijin , si i thonë fjalës, “nuk e bëra qefin qeder” duke ia prishur, por sytë , pa dashje më shkuan nga shtëpia e Kulturës , ku Spuzha ish një kohë drejtor, dhe mu kujtua një bisedë me të punësuarit e kësaj ndërmarrjeje- pa dallim feje e kombësie, të cilët në pyetjen time, se cili nga drejtorët e kësaj shtëpie , u kishin mbetur në kujtesë për të mirë , pas viteve 90, ata para meje, me të drejtë, veçuan si të parin Muho Spuzhën..?!! Nëse ishte kështu, vërtetë lind pyetja : Athua përse DPS e dogji atë si kuadër….?!!!

DPS-i dhe integralet matematike….

Po më kujtohet rasti që kur isha student i Prishtinës, dhe kur më ra në dorë një gazetë ilegale e ndaluar e asaj kohë që njihej si organ i Frontit të Kuq, i cili po duket vepronte në Kosovë, por me seli në Shqipëri. .., duke qenë e ndaluar , më tërhoqi vërejtjen , dhe mu ngulit në kujtesë për tërë jetën, një shkrim i saj që shkruante TITOA NË DJALL….?! Në te thoshte: …Edhe pse fatin tonë nuk e lidhim me jetën apo vdekjen e armiqve, vdekja e satrapit Tito, na gëzoi pa masë …?!!!

Nga qasja e shkrimit , mund të kuptohej se partia e Titos, me konceptin e saj qytetar , për kohën, ishte bërë e vogël dhe e pa mjaftueshme, për të kënaqur nevojat e kombeve dhe kombësive , pastaj të përkatësive konfesionale etj. Në atë moment , në kokë , çuditërisht, filluan e të më sillen konceptet e integraleve në matematikë- të atyre segmenteve , që kanë aftësi të limituar të bashkimit brenda bashkësisë , në varësi prej pikave, a,bc,…Dhe ndahen në tre grupe: Integrale të kufizuara, të pa kufizuara dhe ato që quhen integrale jo të vetë… Mu duk se ne shqiptarët, në kuadër të kësaj krijese shtetërore i binte të ishim integral jo të vetë. Për të cilin , shprehur me gjuhën e matematikës , i bie, të shkosh (politikisht),në të gjitha pikat( plus- minus infinit), por edhe të rrokullisësh duke mos u ndalur “as të vetë”….Ky proces atëherë kish përfshirë udhëheqjen krahinore pas diferencimeve politike të ngjarjeve “kundër revolucionare” të 81. Procesi i këtillë në Ulqin , kish prekur me dëshirë të komitetit qendror edhe kuadrin arsimor nga Ana e Malit me rrethinë…?!!!

Atë herë (s)e di përse, që edhe vetë, po edhe të gjithë njerëzit e politikës dhe aftësisë së tyre integruese brenda bashkësisë, në varësi prej kombit , kombësisë apo konfesionit , që i takonin, në mendimin tim politik, filluan e morën formën e integraleve….?!!! Si duket , nga kjo kohë edhe kyçja në politikë në Ulqinit, kur është fjala te politika zyrtare, vazhdon të jetë integral matematik që varet prej kredisë së fituar nga kjo kohë si përshtatshmëri. Andaj po duket që në Dps-së, ende vazhdojnë të palarat e kohës komuniste nga: “…. revolucioni vazhdon”, me atë si e kupton, konceptin qytetarë Ndrekiqi, por që nuk është vetë…?!!! Shikuar , situatën sipas neve, ata që mendojnë si Spuzha(Ulqinakët), në angazhimin politik në DPS, u takon të jenë” integral jo të vetë”, çka do të thotë, se mund të nisën e të shkojnë në hierarki nga pika a, e deri në infinit, por që edhe mund të rrëzohen duke mos u çuar fare ?!! Ose të jenë integral i kufizuar (si anamalasit apo malazezët), që mund të shkojnë nga pika a deri në pikën C, duke u mësuar dhe pajtuar me këtë, ose të jenë integral i pa kufizuar si Loroja, Shkrela e Kastrati, të cilët as që mund të flitet për të ndërruar statusin integral matematikor dhe politik.

Ajo çka është më e rrezikshme në këtë punë dhe tepër e dëmshme , për të gjithë qytetarët e Ulqinit, është propaganda e tyre , madje edhe e hapur, kur për të ruajtur pozitat e veta , në adresë të “te bëmave të dikurshme- anti shtet”, përpiqen të akuzojnë të tjerët, për komplot anti -shtet ,si dikur e një kohë dhe harrojnë se të gjithë qytetarët e Ulqinit, pa marrë parasysh bindjet partiake, morën pjesë në formimin e tij?!! Unë , personalisht, nuk e di si ti kuptoj, fjalët e Shkrelit, të para disa kohëve, atëherë kur në politikë “ mori në thu…” dhe u shpreh me fjalët :” Se dikush nuk dëshiron të shoh DPS-in në Ulqin, qeverinë në Ulqin…,”. Që shprehur me fjalë të tjera, sikur dëshironte të thoshte, se po të mos ishte ai me shokë, as Ulqini nuk do të ishte në Ulqin…?!!! Mbase ka ardhur koha që edhe qendra ta ketë kuptuar që partia , në se dëshiron të fuqizohet, duhet të heq teshat e pa lara komuniste të integraleve…, kurse Ndrekiq, duhet ta kuptojë që ka kaluar koha e asaj që thotë shpesh “ Se pa DPS(kupto Loron), nuk mund të ketë zhvillim të Ulqinit, edhe pse koha po duket punoi për Gjekën…?!!!