Nika: Shkurt për kuranin dhe ate se si ta kuptojmë vehabizmin

August 22, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

MUHAMET NIKA _KRYETARI I KUVENDIT TË KOMUNES SE ULQINITShkruan Muhamet Nika

Thuhet se policia sekrete malazeze (ANBA), ka marrë leje në fillim të gushtit që të përcjellin anëtarët e lëvizjes vehabiste në Ulqin dhe pesë qytetet tjera në Mal të Zi, shkruan “Dan”…, nisur nga ky lajm si DHE REFLEKSIONET NË PORTALE  marrim guximin të bëjmë një qasje tonën rreth këtij problemi i cili na qenkësh aktual…?!Përshtypja jonë është që ata të cilët për vete mendojnë që janë vehabi ,dhe që nuk ndryshojnë nga muslimanët tjerë, përveç se i luten zotit një çikë më tepër, të kujton një asociacion të tmerrshëm që bartin këto muslimanë të imponuar nga mjedisi, mbi bazën e do paragjykimeve të së shkuarës së shekullit 20.

Sipas nesh, të specializuar për këto shkrime antifetare dhe anti kombëtare, nisur nga përvoja personale, janë mu ata njerëz antishqiptarë që luftonin haptas , ose janë nga ata që qëndronin afër atyre në pushtet , të cilët, njëherë e një kohë…”

LAJMI NUK ISHTE I PA PRITUR

Sipas disave, lajmi edhe nuk ishte krejt i pa pritur, ngase para do muajve , qarkullonin zërat brenda besimtarëve, që Bashkësia Islame, për arsye sigurie, kish propozuar, që në disa xhami të qytetit, të instalohen sisteme sigurie të video kamerave për përgjim?!!! Mund të supozohet, se një veprim i tillë duhet të jetë kërkuar , nga dikush , i cili është mësuar të ngritet mbi privatësinë që u ofron ligji besimtarëve në procesin e adhurimit ….?!!! Kohët që shteti komunist insistonte me çdo kusht që sekretari i Meshihatit, të ishte gjithë qysh një shkja ortodoks me sa po shihet nuk janë të kaluara.

Çfarë garanton Kurani rreth do punëve për të cilat mendojmë se varen vetëm nga ne rreth pushteteve ?!

E para, që dua të veçoj nga këndi im është se Zoti në Kuran, garanton që ai, në këtë botë, mban krahun e popullit të drejtë , qoftë ai edhe jobesimtarë, kurse poshtëron një popull që është besimtarë( po qoftë ai edhe vehabi),në se është i padrejtë…?! E cekëm këtë sepse kjo jep për të kuptuar situatën dhe rrjedhat aktuale në planin ndërkombëtar makro politik të dy qyterimeve , islam dhe të krishterë?! Dhe e dyta, të kujtojmë atë që Zoti , dëshmon se ai, kurrë nuk e ndërron gjendjen e një populli , derisa ai vetë të mos e ndërrojë atë. Në kuptimin që furnizimi dhe të mirat nga zoti, ishin të mjaftueshme për çdo popull , por ishin vetë popujt, ata që e ndërruan gjendjen në të keq. Tjetër e treta, që ai vetë si krijues, e mbron besimin e tij, pa ndihmen tonë duke garantuar që këtë do ta bëjë ,gjithë herë , deri në ditën e gjykimit; Që ai, të çdo popull të poshtëruar nga tiranët, kohë pas kohe, dërgon heronj, për të ndërruar gjendjen dhe mbrojtur liritë njerëzore- Kujto Moisiun dhe çifutët. Kurse në fund të kësaj shtojmë që në çdo 100vjetë, ai, ka për të çuar në islam reformatorë , për të ruajtur besimin burimor të kohës së shpalljes…?!

Sot, në botën arabe, si reformator i shekullit , fjala bie, llogaritet edhe sheh Albani me origjinë shqiptare. Kurse në fillim të shekullit 17 dhe fillim të shek. 18, reformator i tillë , duhet të ketë qenë edhe teologu- udhëheqësi shpirtëror, Abdyl Vehabi, që jetoi në Siujdhesën Arabike dhe që gjendej e robëruar nga perandoria turke. Turqit, atje , kishin filluar e praktikonin do rregulla të cilat binin ndesh me traditën profetike , si puna e besimit në varre, ndërtimi i godinave mbi to; kërkimi ndihmë nga personat e vdekur; futja edhe të ndonjë ndërmjetësuesi gjatë lutjes në mes të njeriut dhe zotit( për intervenim), siç bëlnin të krishterët, si dhe dhënia e disa atributeve ndaj profetit – si të krishterët, pastaj puna e festimit të ditëlindjes së profetit- mevludit etj….

Mirëpo, sot A. Vehabi, në gadishullin arabik duhet të shtohet se trajtohet si udhëheqës shpirtëror që bëri reforma të mëdha në fe duke e pastruar besimin islam të kohës nga ndikimet e huja dhe risitë (bidatet), që propagandonin   klerikët turq. Aktualisht, për kuriozitet, po përmendim që edhe vetë kryeimami i Mekës, bashkë me myezinin e tj. janë idhtarë të drejtimit vehabi ?!!! Shikuar , në raport me praktikat tjera në islam, ky drejtim duke iu përmbajtur strikt, burimit profetik i bie të mos ketë literaturën e vet dhe lirinë e interpretimit. Mësimi i këtillë në raport me të tjerët, i bie të jetë më   shumë skolastik. Mirëpo edhe kjo ka mbështetje në Kuran….?!!!

Cili është argumenti kuranor për interpretim skolastikë të islamit – pro vehabizmit ?!!

Në surën Ali – Imranë, e cila këndon ngjarjet e familjes së Mejremës-Marisë, që përkujdesej për Xhaminë EL-Aksa, gjenden edhe ato që njihen si tri shkronja të ndara të alfabetit arab , elif- la- mim. Ndërsa vërehet që ata përsëriten në pozita të njëjta edhe në 29 sure tjera të Kuranit . Në vargun e shtatë të surës së përmendue shohim se ceket që : “ Është ai, i cili të ka shpallur ty Muhamet Librin. Disa vargjete të tij, janë të drejta, të qarta, me kuptim të drejtpërdrejt dhe ata janë themelet e librit. Kurse disa të tjera , janë jo krejt të qarta.

Ata zemrat e të cilëve priren nga e pa vërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë përshtjellim dhe duke kërkuar të komentojnë sipas dëshirës së tyre. Por kuptimin e vërtetë të tyre e di vetëm allahu. Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni , thonë: “ Ne i besojmë Kuranit, të gjitha këto vargje të qarta e alegorike janë nga Zoti ynë”! Në se në sure, rrëfehet ngjarja e mbarësimit të virgjëreshës shumë të bukur dhe të ndershme Mejrem-Mari,  e cila lindi Isain as( Krishtin),dhe e cila është bërë temë konfrontimi e çështjes në besimet monoteistike , atëherë është më se e qartë dhe afër mendësh që interpretimi i vargjeve jo të qarta shkon në favor të skolastikës së parimit të vehabizmit….?!!! Për ndryshe sikur në besim të mos ndiqet e dyshimta , me siguri që nuk do të kishim këtë konfuzion.

Tjetër ajo që duhet të dihet, për A.Vehabin, dhe e cila, përflitet nga agjenti i fshehtë anglez , Hampfer, që veproi në Arabinë e pushtuar , është thënia se ai ,gjoja, kish pranuar të   punojë për llogari të tyre në përçarjen e islamit. Duke qenë fjala për spiunë që punonin brenda perandorisë, në shëmbjen e saj, mendojmë se për konceptin anglez të kohës, lufta e arabëve për çlirim kombëtar e fetarë që kryesohej nga A.Vehabi, interpretohej si përçarje e islamit?!!!

Terrori i burgut psikologjik i njeriut të shekullit 20 ?!!!

Para se të publikohej ky shkrim në portal, për të fituar hapësirë, trajtuam blasfeminë e shkrimtarit Jose Samaragës te romani Kaini. Kjo bëhej për të shtruar çështjen e cila trajtohet nga këndi i një qytetrimi tjetër, andaj për këtë, po shtoj si më poshtë.

Nuk e mohoj që gjatë studimit të letërsisë botërore , dy herë më rastisi , të marrë e të lexoj Kuranin dhe dy herë ta kem braktisur ate, me bindjen se ai ishte një libër anti- çifut, kuptohet, mbi bazën e do paragjykimeve paraprake komuniste. Unë nuk e mohoj , që nuk isha i vetmi i cili mendoja kështu. Ka edhe të tjerë , që të kenë menduar si unë, dhe të kenë mbetur të izoluar në paragjykime për islamin dhe vehabizmin. Kështu këtyre opinioneve të izoluara, mund tu ngjajë, që spjegimin e këtij termi, ta kërkojnë, si dikur, në familjen e fjalëve që kanë prapashtesën”izëm”, kujtoj, fashizëm, racizëm, nacionalizëm, irredentizëm, e shumë e shumë “izma” tjera të   shekullit që shkoi , dhe që nuk bën të ndodhë nga se janë ndjellakeqe?!!!

Besoj që të gjithë, jemi dakort, se nuk ishte fare e lehtë të ishe i etiketuar, si pjestar i një bashkësie e cila mbaronte me prapashtesën “ izëm..”?!!! Njeriu i shekullit 20 , pjesë e të cilit jemi edhe ne, për arsye dhe rrethana të izolimit, në të cilat jetonte , i binte të ishte mjet i terrorit të burgut psikologjik , pasojat e të cilit i vuan edhe sot. Ai duke qenë i bindur se mendon drejtë me  paragjykimet e veta, në rapoert me informacionin që zbulon shekulli 21, i bie të jetë ende i stresuar nga prania e diversitetit kulturor e religjoz..

Kështu si rri puna, atyre që lëshojnë një mjekër, edhe sot, aty ku vetë e vendosi daljen e saj zoti në fëtyrë (pra jo në ballë, hundë apo bythë), po u krijohet atmosferë as pak toleruese nga institucioni shtet. Dhe disi të kujton 81 shin, me ata, që merrnin guximin e vesheshin kuq e zi, duke dashur që me këtë të formojnë një aristokraci kombëtare. Nëse është kështu, nuk duhet të na pengojë edhe formimi i një aristokracie religjoze e cila si zakonisht në të gjitha fetë, identifikohet me një mjekër në të tre besimet e që kërkon të   formohet edhe në Ulqini.