Ulqini ende vazhdon të presë vizitorë

August 24, 2014   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Ulqini-sot-2Në publikimin e fundit të tabloidit Komuna e Ulqinit ka njohur nje rritje te numrit te turisteve gjate muajit gusht. Nje fakt i tille eshte konfirmuar nga Organizata turistike e Ulqinit, ku kordinatorje e OTU-së Emina Dervishi ka folur per ecurine e deritanishme te ketij sezoni, duke u bazuar ne shifra evidentohet me se miri se sezoni aktual ka shenuar nje rritje te ndjeshme te numrit te turisteve krahasuar me nje vit me pare.

Sipas të dhënave të Organizatës turistike të cilët iu dhanë Portalit – Lajme nga Ulqini, në rivierën e Ulqinit këtë fundjavë pushojnë mbi 28 621 mijë mysafirë, që është për 5 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Më së shumti mysafirë janë në akomodimin privat, 28 621 mijë, në hotele pushojnë 3173, derisa në kampe 216 mysafirë, kurse në pushimore 42.

Nga numri i përgjithshëm i mysafirëve, vetëm 1.050 janë vendas, kurse të huaj jan 26.877

Nëse gjykojmë sipas plazheve të mbushura dhe trafikut të rënduar, atëherë në Ulqin këto ditë pushojnë të paktën tre herë më shumë mysafirë seç janë të regjistruar zyrtarisht.