Informate per proceduren e regjistrimeve ne Universitetet e Shqiperise

August 27, 2014   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

tiranaInformat per procedurat e regjistrimit ne Universitetet e Shqiperise per vitin akademik 2014-2015

Nga takimi qe zhvilluam me 26.08.2014 ne Ministrin e Arsimit dhe Sportit ne Tirane, ju informojme se deri me 28.08.2014, duhet qe secili kandidat i interesuar per te ndjekur studimet ne Universitetet e Shqiperise ne vitin akademik 2014-2015, duhet te dorzoj prane Ministrise keto dokumente:

1. Fotokopje e leternjoftimit ose pasaportes se kandidatit (e noterizuar ne Republiken e Shqiperise)

2. Fotokopjen e deftesave te 4 viteve te shkolles se mesme, (te noterizuara ne Republiken e Shqiperise)

3. Fotokopje e Diplomes se matures se shkolles se mesme (e noterizuar ne Republiken e Shqiperise)

4. Formularin per njevlershmerin diplome te shkolles se mesme.

Pasi te beni dorzimin e dokumentacionit ne Ministri,

Duheni qe nga data 04.09. deri me 08.09.2014 te beni terheqen e nje Vertetimi qe e leshon Ministria (dhe dokumentacionit qe keni dorzuar, diftesat e 4 viteve te noterizuara, diplomen e matures) dhe me ato dokumente te aplikoni prane fakultetit perkates.

Ne attach e keni formularin qe kandidati duhet ta plotesoni gjate dorzimit te dokumentacionit prane Ministrise se Arsimit dhe Sportit ne Tirane. Aty i gjeni te shenuara edhe dokumentet qe ju duhen.

Per informata shtese klikoni ne web faqen e keshillit: www.knsh.me

Me respekt,

Sewkretari i Keshillit
Faik Nika

KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI – NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI – ALBANIAN  NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO
85360 Ulqin-Ulcinj, bul. Gjergj Kastrioti Skenderbeu p.n-b.b, Tel/fax  +382 30 411 302 , mob.+382 67 747 707, + 382 69 333 663
Web: www.knsh.me , E-mail: knsh@t-com.me

KËRKESË APLIKIMI PËR NJËVLERSHMËRI DIPLOME TË SHKOLLËS SË MESME

(Për vazhdim studimesh në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri)

 

Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

(Komisionit të Posaçëm për njëvlershëmrinë e diplomave të shkollës së mesme)

 

Unë i nënshkruari _______________________________________, paraqes kërkesën time

(emri, atësia, mbiemri)

sa më poshtë vijon:

 

Në vitin shkollor ______________________, kam mbaruar në _______________________

(shteti)

shkollën e mesme _____________________________________________________.

(profili: gjimnaz, profesionale: infermieri, mekanike, ekonomike…)

 

Kërkoj që nga ana juaj të më bëhet njëvlershmëria e diplomës, pasi dëshiroj të vazhdoj studimet e larta në Shqipëri.

 

Bashkëlidhur kësaj kërkese gjeni dokumentet e mëposhtme:

 

  1. ________________________________________________________________
  2. ________________________________________________________________
  3. ________________________________________________________________
  4. ________________________________________________________________
  5. ________________________________________________________________
  6. ________________________________________________________________

 

Në pritje të përmbushjes së kërksesë sime,

 

Me respekt

 

____________________________________

 

Nr. tel/cel. _____________________________

 

Adresa e plotë e aplikantit: ___________________________________________________

___________________________________________________

 

Dokumentet e domosdoshme që duhen dorëzuar në Komisionin e Posaçëm në MAS:

 

  1. Fotokopjen e dokumentit të identifikimit.           
  2. Diplomën e shkollës së mesme (të përkthyer dhe të noterizuar).
  3. Dëftesat origjinale të të gjitha viteve të shkollës së mesme (të përkthyera dhe të noterizuara).
  4. Dokumentin që vërteton dhënien e provimeve të barasvlershme me Maturën Shtetërore në Shqipëri Në këtë dokument të jenë pasqyruar rezultatet për çdo lëndë të dhënë provim kombëtar.

 

 

Shënime. Aplikanti nuk paguan asnjë lloj tarife.