Nika: Si plaçkitet rana e Bunës në Ulqin

August 27, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Lumi-Buna-2007Kjo fotografi satelitore tregon për sistemin ujor të lumit Buna para gërrmimeve 2007 në të dy krahët…

 

Shkruan Muhamet Nika :    

Në kohën e komunizmit, kuvendi i atëhershëm i komunës së Ulqinit , për shfrytëzimin e rërës në Ulqin, si njëri nga potencialet më të mëdha minerare të komunës së Ulqinit, çështjen e shitjes së saj ia kishte besuar ndërmarrjes “Primorje”, për ndërtim nga Ulqini. Ajo me drejtorinë e saj , kish filluar ta eksplatonte atë në mënyrë të pakontrolluar, përgjatë gjithë plazhit në Shtoj , duke krijuar atëherë ,kratere të cilat me siguri që mund të hetohen edhe nga hëna. Ky shfrytëzim i tillë jashtë çdo kriteri, po prishte sistemin ekologjik dhe mjedisor të komunës.

Më pas, me transformimin ekonomik të kësaj ndërmarrjeje, pushteti vendor i kohës, edhe pse pati hapësirë ligjore , për ta futur nën kompetencat e veta, duke krijuar një shitje të kontrolluar të saj, ajo nuk e bëri këtë. Kështu që shfrytëzimin e saj e bënin ata të cilët viheshin në krye të ndërmarrjes , kurse më vonë , këtë punë vërejmë që e bënin persona dhe kompani të cilat ishin më afër qeverisë, në fakt partisë në pushtet.

Për hirë të së vërtetës, pas vitit 2003, pati liberalizim brenda politikës qeveritare, për sa u përket shfrytëzimit të të gjitha të mirave natyrore , në llogari të popullësive të cilat jetonin buzë të mirave të cekura. Dhe kështu, aty gjatë vitit , kujtoi, 2006-2007, kur qeveria , po përgatitej për plaçkitjen e shekullit të kësaj pasurie natyrore në dëm të popullatës vendore, shohim që i pat dërguar pushtetit vendor , një shkresë, që të përcaktojë lokalitetin , se ku do të duhej të bëhej eksplatimi i rërës , gurit, drurit etj,për nevojat e qytetarëve në Ulqin, dhe në në çfarë sasije. Kuptohet në bazë të një plani të miratuar në kuvend, mirëpo për punë përtacie, nuk u përgjigj fare në shkresë ?!! Kjo gjë vazhdon edhe sot duke ndihmuar qytetarët e vet që për qëllime individuale të shfrytëzonin rërën e detit, dhe atë të bregut të Bunës, që nga derdhja e saj e deri në Fraskanjel e Suikubinë.

Shrytëzimi (mbishfrytëzimi) pakriter i rërës gjatë vitit 2007- 2008- 2009

Sipas të gjitha konventave ndërkombëtare mbishfrytëzimet e resurseve natyrore në dëm të popullësisë së vendit, trajtohen si veprim okupues i qendrës. Duke pasur para sysh funksionet e larta shtetrore që mbuloja në këtë kohë si: këshilltarë, deputet, drejtor, kryetar i parlamentit në Ulqin, nënkryetar i komunës së Ulqinit etj, ka ndodhur të më jenë ofruar njerëz me informacione nga më të ndryshmet të cilat dëshmojnë për këto padrejtësi.

Pozitat politike e disa partive nacionale, për sa i përket luftës kundër plaçkitjes së këtyre potencialeve nuk ka ndryshuar as sot për të mirë. Ata po duket se veç dëshirojnë t’i ngjiten karrierës në pushtet, vetëm për të ushtruar presion në qeveri, dhe për të privatizuar në emër të ligjit dhe popullësisë vendase, resurset e ndryshme ekonomike të qytetit.Me sa unë jam në njohuri, në pushtetin vendor të Ulqinit, nuk ekziston ende asnjë zyrtar i saj që të jetë i punësuar dhe i cili do të duhej të ndiqte përcjelln dhe ndryshimet e ligjeve të ndryshme që shkojnë në favor të decentralizimit të pushtetit, si puna e ligjit të përmendur. Atyre sikur u shkon në favor që fjala bie , ata vetë në një formë apo tjetër dhe ”në emër të popullit”, si dikur, të përfitonin nga shitja e këtyre pasurive?!!

Kjo metodë pune, në raport të tyre me pushtetin qendror, ka krijuar hapësirë për mbishfrytëzime të ndryshme të Ulqinit në shumë segmente duke filluar me planifikim e deri te brezi i të mirave detare.. Rasti i mbishfrytëzimit të rërës, duke pasur monopol në shitjen e saj e dëshmon më së miri këtë. Kjo që ka ndodhur ka prishur ekosistemin natyror të mjedisit me pasoja tepër të mëdha mjedisore që po duket janë ka provokojnë përmbytje të shpeshta në fushen e Shtojit nga Buna. Të kësaj natyre duhet të ishin edhe gërmimet e pa kontrolluara në derdhje të grykës së Bunës gjatë vitit 2007-2008-2009, që krijuan një thellësi në njërin krah të sajin, në të cilin pastaj u lëshua fuqishëm rrjedha e Bunës , për gjatë shtratit të thelluar të deltës. Sasija e ujit që arrin në derdhje nuk po ndahej më si më parë në dy krahë.Krahu i saj nga ana e shqipërisë, nuk përpin më ujin duke mos qenë i thelluar, nga se nga ai krah nuk u mor rëra…?!!!

Fotografitë satelitore, tregojnë për prishjen e sistemit ambiental të Bunës dhe zonave për rreth tij që provokojnë përmbytjen në Shtoj edhe aty ku nuk ish. Për këtë shih hartën si më poshtë, para gërrmimeve tepër të thella – mbi 30 metra në njërin krah të Bunës dhe pas gërmimeve?!

 

Kto 2 fotografi satelitore në vazhdim, tregojnë për sistemin ujor të lumit Buna para dhe pas gërrmimeve 2007..Epara duket më e pastër kurse e dyta e bërë, gjatë vitit 2009 është dukshëm më e zezë, si pasojë e gërrmimeve prej 30m.thellësi, deri sa u gjet shtrati prej dheu të lumit Buna?!!

Lumi-Buna-2007-09

Eksplatimi i rërës gjatë vitit 2007 , 2008 dhe 2009,dihet se u bë nga firma INTEGRAL nga PODGORICA, drejtor ekzekutiv i të cilës ishte Sllavko Bošković, një refugjat nga Kosova.
Eksplatimi ditor i rërës, sillej rreth500 kubikë rërë në ditë. Rërë e klasit parë, që shitej direkt për ndërtimtari duke mos pasur nevojë që të përpunohej, me një çmim prej 25 e. Ekjo , po të mblidhej sipas shitjes ditore, do të thotë 10 – 12 mijë euro në ditë?! E që brenda një vit- shprehur në shifra do të thoshte, 365 x 11mijë = 4 milionë e 15 mijë euro në vit?! Ndërsa, sipas disa të dhënave të nxjerra në mënyrë imperative nga drejtoria e të ardhurave del që pagesa e „PDV-së“, brend 12 muajve të vitit ishte më se qesharake…. , psh., ajo gjatë 2008, nuk i kalonte 69 e. në muaj…?!!!!

Ja disa të dhëna të tërthorta të dorëzuara me shkrim, që flet për dinamikën e pagesë të PDV-së , gjatë viteve 2007-2009, nga shitja e rërës që bëmte firma elspatuese.

faturat-e-eksploatimit-te -reres-ne-Bune

Në vazhdim:
Kush pritet ta plaçkisë rëren, këtë vit, duke filluar nga shtatori i 2014…?!!!