Libri parë në shqip për zezakët e Ulqinit

August 28, 2014   | Kulturë / Kultura

libri parë në shqip për zezakët e ulqinitAli Llunji, HARAPËT E ULQINIT, Botoi: Art Club, Ulqin 2013

Ndonëse për Ulqinin deri me tash janë shkruar artikuj, studime e botime të veçanta publicistike e shkencore të cilat kanë rëndësinë për kohën kur janë botuar, është hetuar mungesa e një botimi për një komunitet i cili jeton më shekuj në Ulqin.

Fjala është për komunitetin afrikan të zezakëve apo të popullsisë më ngjyrë e cila është bërë pjesë e jetës urbane te këtij mjedisi. Pikërisht duke pare këtë mungesë në botimet në gjuhen shqipe, publicist Ali Llunji ka vite qe ka treguar interesim të veçantë në lidhje me ketë komunitet që i tejkalon shqetësimet dhe angazhimet personale dhe profesionale. Ai madje dekada me parë, duke punuar si gazetar në Radio Prishtinë e më pas në Televizionin e Prishtinës, ka bërë inçizime ne formë të reportazheve por edhe te emisioneve dokumentare, duke i përjetësuar zezakët e Ulqinit në materialin arkivor. Pra kemi të bëjmë me një angazhim serioz profesional, ne mbledhjen, përpunimin dhe studimin e materialit përkatës. Pikërisht materiali i tillë ka paraqitur bazën për monografianë Harapët e Ulqinit e cila kohë më pare është botuar në logon e Art Clubit . Është kjo monografia e parë në shqip e cila përbëhët nga 13 pjesë duke ofruar të dhëna më interes për opinion e gjerë.

Varësisht prej përgatitjës profesionale te lexuesit libri në fjalë mund të trajtohet në disa aspekte, por unë ate e trajtoj në dimensionin historik dhe te antropologjisë sociale.

Autori na sjell të dhënat e njohura në lidhje me vendosjen e popullsisë më ngjyrë në Ulqin, në të kaluarën, duke dëshmuar se një veprim i tillë ishte shprehi për rrethanat e kohës në terë Mesdheun, ku as Ulqini nuk ishte përjashtim. Madje fuqia ekonomike e familjeve ulqinake varej pikërisht prej numrit të zezakëve qe kishte në kuadër të familjes. Nuk kemi të dhëna të sakta se sa ishte realisht numri i zezakëve në Ulqin, porn ë mënyrë aproksimative themi se ishin disa dhjetëra, e kjo ka të bëjë sidomos me shek.XIX.

Në aspektin social, autori e trajton komunitetin e harapëve siç quhen në Ulqin, në shumë aspekte duke e përmbyllur me ate se ata u bën pjesë e familjeve ulqinake, duke punuar në bashkësitë familjare por edhe angazhimin në detari, bujqësi e shërbime tjera. Ata, bashkëjetuan me shqiptarët, morën nga kultura shqiptare por edhe i dhanë kulturës shqiptare aq sa kishin mundësi, ku në mënyrë të veçantë dallohet fusha e folklorit.

Duke ndarë fatin me shqiptarët ata moren mbiemrat e familjeve shqiptare ku ishin vendosur, por edhe u shperngulen me agallarët e beglerët ulqinakë siç ishte rasti në vitin 1880, duke u vendosur në Shkodër, kur Ulqini iu dorëzua Malit të Zi nga ana e Fuqive të Mëdha.Si dëshmi kemi pasardhësit e tyre që janë edhe sot në Shkodër ndonëse në numër të reduktuar, sikurse edhe në Ulqin.

Duke lexuar këtë libër del qartë bashkëjetesa me komunitetein me ngjyrë në Ulqin, paraqet një shëmbull tipik, madje model edhe për mjediset tjera ne Adriatik e më gjerë. Sepse popullsia e tillë jo vetëm qe është respektuar, e ndihmuar, por edhe janë martuar me popullatën vendëse, duke eliminuar paragjykimet. Rasti i një pjesëtari i familjes Fici është shëmbull autentik i kësaj dukurie.

Libri Harapët e Ulqinit i autorit Ali Llunji, është një libër i cili i ka munguar literatures shqipe, jo vetëm për qytetin e Ulqinit por edhe më gjerë. Duke marrë parasysh se deri me tash për komunitetin me ngjyrë të Ulqinit, janë shkruar vetëm artikuj të ndryshëm kryesisht publicistik, ky është botimi më i plotë në aspektin profesional, dhe si i tillë është i mirë se ardhur për opinionin e gjerë.

Këtë libër duhet ta kemi të gjithë në bibliotekat tona, por në veçanti familjet ulqinake, sepse ata këtu përmendën me emër dhe mbiemër. Ky libër paraqet të kalurën e Ulqinit të paktën këto tre shekujt e fundit, periudhë kur në ketë qytet lulëzoj veprimtaria e detarisë e më te e edhe e kusarisë.

Përveç literatures publicitiko-shkencore autori ka përdorur në ketë botim edhe kujtimet e bashkëvendasve ulqinak, të cilët paraqesin një arkiv në miniaturë. Këto të dhëna i ka ruajtur me shumë kujdes e gjelozi për shumë vite të cilat kanë vlera të veçanta, qe plotësojnë mungesën e dokumentacionit historik. Kjo është e qartë për rrethanat e kohës, por të dhënat e tilla janë nga dëshmitarë okularë, andaj sit ë tillë janë pjesë e dokumentacionit historic, për qytetin e Ulqinit.

Lirisht mund te themi se studiues të ndryshëm në të ardhmën kur do të trajtojnë tema të në lidhje me Ulqinin e ne veçanti me komunittein me ngjyrë, do ti referohen patjetër këtij botimi.

Duke marrë parasysh përmbajtjën dhe lëndën e trajtuar ky botim është i llojit të vet, jo vetëm për Ulqinin por edhe më gjerë.Libri është i pasur më shumë fotografi qe janë dëshmi autentike për persona dhe ngjarje të ndryshme në Ulqin. Nuk ka dilemë se ky botim paraqet kontribut të veçantë për antropolgjinë sociale e Kulturore të këtij mjedisi.

Me ketë botim nuk ka dilemë se plotësohet mozaiku i jetës sociale e urbane ne Ulqin, ku botimi në fjalë nuk e përjashton edhe kontributin e afrikanëve me ngjyrë.

Dhe në fund duke qenë botimi i parë në shqip më një përmbajtje të tillë them pa hezitim se autori ka kryer një obligim moral dhe profesional ndaj vendlindjes së tij ku pa dilemë do të vleresohet jo vetëm nga studiuesit e profileve të ndryshme shkencore e Kulturore por edhe nga opinion i gjerë.

 

 

Dr. Nail   Draga

 

(Lexuar më rastin e përurimit në Ulqin me 21.8.2014 në organizim të Art Clubit )