Nika: Përsëri për të pa larat e DPS-it në Ulqin

August 30, 2014   | Lajmet / Vijesti, Politika

muhamet-nikaShkruan Muhamet Nika ;

Më mire në sy se sa pas syve?!!

Shkrimi i Zhelko Rolloviqit, një ish kuadër i lartë i DPS-së dhe njëkohësisht, ish-drejtor i kësaj partie i Rivjerës , në një analizë, të vetën, për gazetën” Vjesti”, vetëm se konfirmoi të palarat e kësaj partie për të cilat patëm shkruar kohë më parë. Pasi mendoj që këto shkrime do të na shoqërojnë edhe në të ardhmen me një intenzitet edhe më të madh , po shtoj si në vijim.

Nisur nga përvoja personale në qeverisje mund të shtoj se akuzat që ai u bëri kolegëve të partisë, për tregti të paligjshme me Shqipëri( me siguri kontrabandë kufiri), sepse përndryshe tregti me Shqipëri bën çdokush ,andaj nuk kish përse ta veçonte?! Pastaj akuza, për sigurim të diplomave universitare të dyshimta të udhëheqësve lokalë të partisë; akuza, për krim të organizuar, sidomos gjatë nxitjes së falimentimeve artificiale të sektorit shteror të transformuar në emër të borxheve ndaj elektro ekonomisë, që paskësh bërë z. Ministër , me drejtorin e elektros , z.Ndrekiq, e shumë e shumë të tjera si këto, sipas neve, këto akuza, deri më sot janë nga më të rëndat të bëra ndonjëherë në llogari të udhëheqës së kësaj partije nëUlqin. Po duket se vetëm tash ti , zoti Ndrekiq, Kastrati e Shkrela(nga llobi katolik), duhet të jenë vetëdijësuar, se nga cila anë po u fryjnë erërat….?!!!

Vetëm tash po hetohet se akuzat e Spuzhës dhe ata të anëtarëve tjerë të para do ditëve, ishin shumë të vogla ndaj kësaj që po thuhet.Si duket ato sherbyen si shkak , për një shkas! Dhe me të drejtë, për tu mbrojtur nga sulmet, ata , kësaj radhe kanë zgjedhur për mbrojtje heshtjen….?!!Sipas disa parashikimeve tona, që cekëm edhe më lartë, sulmet nga krahu i lobit ortodoks të kësaj partie , do të vazhdojnë , me një intenzitet akoma edhe më të lartë duke hedhur në plan të dytë edhe rrëfimet senzacionale të ANBA-së, rreth dimensionit planetarë të konfliktit islamik(vehabizmit) në Siri dhe lidhjes së tij me Ulqinit. Puna e “ mjekrroshave “ , do të harrohet nga puna e “kodoshave”, në parti.

Çfarë mund të jetë e rrëzikshme nga ky konflikt brenda godinës së DPS-së në Ulqin?!!!

Për ne, është intertesant fakti , që disa grupe shoqërore, prap se prap në këtë parti, kanë gjetur forcë morale dhe dëshirojnë që të hetohen me veçantitë e identitetit të tyre konfeksional dhe kombëtarë…?! Por jo vetëm kaq, ata e llogarisin veten si të thirrur në mbrojtjen e këtyre vlerave brenda një grupimi tjetër, ku ndoshta edhe nuk e kanë vendin sepse DPS dihet “që propagandon qytetarinë sipas modelit të bashkëjetesës së kombeve dhe kombësive të dikurshme jugosllave” . Cekim që si pas neve , në këtë parti , duhet të gjejnë strehim, vetëm ata , të cilët për x- arsye e ndiejnë vetën patriotë pro- jugosllavë të dikurshëm. Andaj rreth kësaj ia vlenë të veçohet edhe ajo që është tepër provokuese…. ? Dhe që këtyre ditëve , në media, mund të lidhet me shkrimet e gazetave kryesore e portaleve, ku po të ndjekësh fenomenin nga jashtë , hetohet që fjalët si , shqiptarë, muslimanë, vehabizëm ,ANB-a, e të tjera si këta, gjejnë vend pranë emrit Ulqin , duke krijuar një imazh të keq për shoqërinë tonë e duke qitur në harresë edhe senzacionet për Servantesin në Ulqin?!!

Shoket-Ulqin

ZOTI NDREKA, KASTRATI E SHKRELI – FUTUNI NËN ÇADRËN E GJEKËS DHE HAXHIBETIT SA NUK ËSHTË VONË….?!!!

Dua të shtoj që ju, herë haptas e herë fshehtas,  leni për të kuptuar se ka ekzistuar dhe ekziston”një konspiracion” i partive nacionale , kundër juve  duke mos ju lejuar të uleni në sofrat e para të politikës nacional në Ulqin, e sidomos pas zgjedhjeve të fundit, kur filluat e festonit para kohe?! Do tu kisha preferuar , që të bëheni , origjinalë duke iu kthyer natyrshmërisë suaj nacionale, nëse dëshironi të “shplani” vetën , nga akuzat e Rolloviqit, dhe këtë ta bëni menjëherë sa nuk është vonë në se doni siguri….?!! Dhe tjetër, hiqeni mendësh, sa nuk është vonë, që mund të bëheni të parë nga pozitat në të cilat partiakisht veproni(DPS), sepse edhe në shtëpi, thuhet që është kundërvajtje, kur tentohet të hyhet , nga dritareje, apo prej “ hatllash”, si kanë thënë diku, e po veproni ju. Pra, duam të themi, që këtë ta bëni, deri sa ekziston kjo strukturë e pa përvojë e kuvendit. Të cilët nga njëherë gjatë votimit të kujtojnë atë përrallën e gjyshes, e cila si fëmijë, kujtojmë se na shtynte të votojmë në befasi edhe për atë që i thonë “fluturon ,fluturon lopa…” ?!! Dihet se ne si fëmijë, atëherë , kur kapeshim në befasi, ia bënim qefin vehtes dhe gjyshes, duke u qeshur dhe thonim: “Po le të fluturojë njëherë edhe lopa, se nuk bëhet qameti”?!!

Çështë e vërteta, Kuvendi i Ulqinit, ka përvojë në “shpërlarjen e këtyre punëve”, për të cilat pamë që u akuzon Rolloviqi. Duke kujtuar të kaluarën e punës sëkëtij kuvendi ai, ia pat bërë edhe vetë Zhelkos, një pastrim, “shplarje”, deri sa ishte drejtor i Rivjerës së Ulqinit, me siguri me porosi…?!!! Fjala është, për rastin, kur Kuvendi i Nimanit , hapi diskutim, për të analizuar situatën e vështirë në ndërmarrjen e Hoteleris- Rivjerës së Ulqinit, dhe votoi disa konkluza me të cila ai, njoftoi qeverinë. Ndërsa, në njërën prej konkluzave që përgatiti trupi punues thuhej, citoj: “ fajin për gjendjen e keqe ekonomike në Rivjerë të Ulqinit e ka pushtetit lokal i Ulqinit, kurse do të duhej të figuronte – pushteti republikan…”?!!!

Çështja “e lëshimit teknik” atëherë ” u zbulua”, shumë vonë, nga njëri prej deputetëve shqiptarë-Xhemal Peroviqit, të cilit materiali me konkluzën e cekur, i ra në dorë, si pjesëmarrës në njërën nga mbledhjet e komisionit përkatës parlamentar në Kuvendin Republikan.Ndërsa këtë zbulim e ceku , edhe në një mbledhje të Kuvendit të Ulqinit, por për këtë askush nuk ia vuri veshin për përmirësimin e lëshimit, icili mbase ishte edhe i qëllimtë…?!!!