Nika: Kush pritet ta plaçkisë rërën e Ulqinit si dhe për do plaçka tjera ….?!!!

August 31, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Lumi-Buna-2007-09Shkruan Muhamet Nika

Vazhdim (II)

Në pjesën paraporake të tekstit të shkruar më herët cekëm që: „ Eksplatimi i rërës gjatë vitit 2007 , 2008 dhe 2009, u bë nga firma INTEGRAL prej PODGORICËS, drejtor ekzekutiv i të cilës ishte Sllavko Bošković, një refugjat nga Kosova.

Eksplatimi ditor i rërës, sillej rreth 500 kubikë rërë në ditë…. , po të mblidhej sipas shitjes ditore, …, brenda një viti…., do të thotë , 365 x 11mijë = 4 milionë e 15 mijë euro në vit?! Ndërsa, sipas disa të dhënave të nxjerra në mënnyrë imperative…., del që pagesa e „PDV-së“, brend 12 muajve të vitit ishte më se qesharake…. , ajo gjatë 2008, nuk i kalonte 69 e. në muaj…?!!!!

Shih fotografinë e më sipërme satelitore të kohës së eksploatimit(viti 2007-2009)?!! Në lumë, vërehet anija e cila me pompat e fuqishme merrte rërën deri në thellësi të shtratit, kurse prej   bregut të lumit , me tuba- cjeva, transportohej deri në disa metra largësi të konsiderueshme, ku formohej një mal i tërë rëre për shitje…?!!

Në fotografi , vërehen qartas dy dyna të tilla rëre. shtojmë se stacioni i parë i shitjes së lirë i binte të ishte jashtë Ulqinit. Dhe kështu në këtë kohë, qytetarët e Ulqinit, për ta blerë rërën nga komuna e vet u nevoitej të shkonin në Tvar…?!!!!

Nëse grryerja e rërës në derdhje të Bunës, zgjati mbi 2vite e gjysmë , atëherë kur ishte edhe koha e tregëtisë -ndërtimeve masovike të banesave që mbaronin kryesisht rusët në bregdet, del që nga Ulqini , u plaçkitën, përmbi10 milijonë euro ?!!! Kësaj shifre, atëherë edhe sot, po të lejohej mbikëqyrja dhe kontrolli në Drejtorinë e të Ardhurave , mund t‘i shtohen lirisht si plaçkë, mësë paku edhe 150 milionë euro , të cilat,  për çdo vit, „parkohen“ nga Ulqini në Podgoricë …?!!!!

Kjo ndërrmarrje që bëri mbishfrytëzimin e rërës nga shtrati i Bunës , pa kriter dhe duke fshehur PDV-në me disa kontrata të dyshimta të cilat thuhet se ndryshuen shpesh, përflitet që udhëheqësit e saj , kishin rënë në konflikt edhe me vetë punëdhënësit e tyre- ministrinë, duke shprehur edhe një rebelim të vetin..?!!! Kështu, me kalimin e kohës, si rezultat i kësaj at edhe u përjashtuan nga Ulqini. Andaj duke qenë të refuzuar, mesiguri nuk do të jenë sërish shfrytësues të saj.

SHFRYTËZIMI I RËRËS DUHET TË JETË I KONTROLLUAR

Tjetër, duke e ditur që mbishfrytëzimi ishte tepër i pakontrolluar dhe prurjet e rërës vazhdimisht janë zvogluar dukshëm, pas ndërtimit të kaskadave të hidrocentraleve mbi Dri, atëherë dihet se prurjet e reja të rërës nuk mund të pritën sërish.. Nisur nga statusi i lumit, si sitem ndërkombëtar që furnizohet nga potencialet ujore të Drinit, mbase qeverisë , detyrimisht, po i imponohet një shfrytëzim „demek“ i kontrolluar i rërës i cili nuk po ndodh aktualisht.

Zakonisht, më herët, kur atë e shfrytëzonte ta zëmë“ Primorja“ , nga Ulqini,shfrytëzimi i saj tolerohej mbi bazën e një studimi paraprak, të prurjeve vjetore të rërës përmes lumit. Shfrytëzimin e saj ,psh. niste nga një krater , i cili formohej në disa metra largësi prej bregut të lumit. Kurse në këtë mënyrë vendi i kraterit të formuar nga shfrytëzimi i saj , sërish fillonte e mbushej nga prurjet e reja të rërës gjatë vitit në mënyrë natyrale. Kjo nënkuptonte se eksploatimi i rërës atje ishte i kontrolluar dhe i kufizuar nga prurjet. E që duhet të ndodhë edhe aktualisht.

KËTË VIT THUHET SE RËRËN DO TA KONTROLLOJË FIRMA GINEX NGA PODGORICA

Mësohet se kjo punë nuk do ti besohet më , as kompanisë „ Gjurisha DOO“ nga Ulqini , që kohë pas kohe bënte shitjen e rërës, duke siguruar një leje nga ministria përkatëse. Me qëllim të ndalimit të shfrytëzimit, atij prokurori bashkë me policinë i ka konfiskuar komplet maqinerinë për shfrytëzim të rërës. Merret vesh se ai gjthashtu druhet, që shfrytëzues i radhës i rërës do të jetë firma Gineks nga Podgorica, kurse për situatën në të cilën ka rënë ai i ish drejtuar edhe prokurorit të lartë në Podgoricë…?!!!

Teksti vazhdon: Si zgjidhen drejtorët e bankave në Ulqin?!!