Delegacioni nga Komuna e Ulqinit viziton Republikën e Turqisë

September 1, 2014   | Shtypi / Mediji

Fatmir-Gjeka-1Një delegacion i Komunës së Ulqinit i kryesuar nga Kryetari Fatmir Gjeka do të bëjnë një vizitë disa ditëshe në Republikën e Turqisë. Merret vesht se delegacioni nga Ulqini do të pritet nga një audiencë e vecantë, perfshirë dhe zyrtarë të lartë në Qeverinë e Turqisë.

Teme diskutimi do të jetë gjetja e mundesive për investime në komunën tonë, forcimi i maredhenijeve të ndërsjellta dhe bashkepunim në fusha të ndryshme me interes reciprok. Pjesë e vizitës do të jetë dhe nënshkrimi i mareveshtjes së binjakëzimit me qytetin Serik.
Gjatë vizitës Kryetari i Ulqinit do të shoqerohet nga Kryetari i Kuvendit, nënkryetarët, dhe perfaqesues të zyres për marëdhënije ndërkombetare.

Komuna Ulqinit